Deputetja e VV-së: Ushtria nuk është formuar, vetëm u është hedhur hi syve qytetarëve - Bota Sot
Deputetja e VV-së: Ushtria nuk është formuar, vetëm u është hedhur hi syve qytetarëve

Politika

E martë, 13 nëntor 2018

Deputetja e VV-së: Ushtria nuk është formuar, vetëm u është hedhur hi syve qytetarëve

Nga: N.A Më: 21 tetor 2018 Në ora: 17:45
Forca e Sigurisë së Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për FSK-në me 98 vota dhe atë për Ministrinë e Mbrojtjes për të cilin kanë votuar 101 deputetë. Për, kanë votuar të gjitha partitë shqiptare dhe ato të minoriteteve, përveç deputetëve të Listës Serbe që e kanë bojkotuar seancën.

Mirëpo, çka pas votimit të projektligjeve për formimin e ushtrisë?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka thënë për gazetën “Bota sot” se në opinion është shitur ideja se është formuar ushtria gjë që nuk qëndron.

Image
Drita Millaku

Sipas saj, me miratimin e ligjeve në kuvend vetëm u është hedhur hi syve qytetarëve se po formohet Ushtria.

“Gjithmonë kam thënë se institucioneve të Kosovës nuk i nevojitet kozmetik, edhe kur është votuar në Kuvend është bërë e njejta gjë me ligjet për FSK pra kozmetik. Në fakt në opinion është shitur ideja se është formuar ushtria gjë që nuk qëndron. Qeveria për 4 vitet e ardhshme nuk ka paraparë asnjë cent ngritje të buxhetit për forcën e sigurisë dhe nuk di se si do të bëhet ushtria me këtë buxhet të varfër, dhe sipas kësaj edhe për 10 vitet e ardhshme nuk ka një plan strategjik për formimin e ushtrisë”, ka thënë Millaku.

“Pra me miratimin e ligjeve në kuvend vetëm është hedhur hi syve qytetarëve se po formohet Ushtria. Dhe nuk ka vend për kënaqësi por duhet të punohet vazhdimisht dhe fuqishëm që me të vërtetë FSK të

bëhet Ushtri. Me sjelljen e ligjeve nga qeveria në kuvend nuk është bërë asgjë tjetër vetëm loja "kush ma'i pari bani"”, ka përfunduar deputetja Drita Millaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test