Millaku fajëson politikat e Thaçit për mos arritjen e njohjeve

Politika

Millaku fajëson politikat e Thaçit për mos arritjen e njohjeve

Nga: D.RR Më: 29 tetor 2018 Në ora: 20:56
Deputetja Drita Millaku

Deputetja Drita Millaku, fajin ua hedh politikave të qeverisë së Kosovës dhe luftës së qeverisë serbe për mungesën e njohjeve të Kosovës, duke theksuar se edhe presidenti Thaçi ka pasur ndikim negativ në këtë proces.

“Kosova gjatë këtij viti ka vetëm një njohje duke ju falënderuar politikave të qeverise dhe organeve të pushtetit të Kosovës dhe luftës së qeverisë serbe të cilës suportin më të madh ia ka bërë dhe po ia bën presidenti Thaçi. Problemi i njohjeve është problem i cili ka ngec duke qenë pre e politikave qëllimkëqija të Hashim Thaçit të cilat janë duke e mbështetur fuqishëm projektin e shtetit serb dhe politikës hegjemoniste serbe në dëm të tokave shqiptare”, ka potencuar Millaku për “Bota sot”.

Sipas saj, për të avancuar Kosova në procesin e njohjeve, presidenti Thaçi nuk duhet të jetë në pozitën aktuale politike.

“Dhe si mund të ketë njohje kur krerët e shtetit bëjnë eksperimente me shtetasin dhe sovranitetin. Prandaj unë e kualifikojë si të keqen më të madhe të shqiptarëve Hashim Thaçin i cili i ka shkaktuar dhe po i shkakton të këqija të vazhdueshme këtij vendi dhe këtij populli, por tani po i sjellë të këqija edhe tokës së Kosovës. Prandaj, ta heqim dhe ta shpëtojmë këtë vend, këtë popull dhe njohjet do të jenë të pashmangshme”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat