Haziri kritikon ashpër Komunën e Prishtinës

Politika

Haziri kritikon ashpër Komunën e Prishtinës

Nga: D. B Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:10
Komuna e Prishtinës

“Qytetarët e Prishtinës nuk janë të kënaqur aspak me situatën e cila po mbretëron me ekzekutivin dhe Asamblenë e Prishtinës, kjo për faktin se kalimi i problemeve të pa trajtuara, nga një seancë në seancën është një sinjal i mjaftueshëm se Kryeqyteti me të zgjedhurit e vet nuk e ka goditur cakun për personat e duhur, që të bëjnë gjënë e duhur për problemet e shumta që po ballafaqohet Prishtina”.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se përplasjet për Aksionarët e Ndërmarrjeve publike vetëm sa tregon se të rinjtë në asamble po vazhdojnë me avazin e vjetër, lakminë për të përfituar pozicione me qëllim që të rehatojnë militant e familjar dhe që jashtëligjshëm të përvetësojnë interesa e favore personale.

Image
Ismet Haziri

“Konsiderojë se kjo sjellje e pa përgjegjshme dhe mediokrit meriton gjykim ngase këta të zgjedhur e kanë për obligim të jenë të vullnetshëm e kreativ në iniciativa për problemet e shumta që po ballafaqohet kryeqyteti. Është mirë që tua kujtojmë tollovinë ne trafik, problemi me transport publik, ku kryetari në vend që të hapë linja të reja transporti ku janë të munguar, uzurpon linjat e përpunuara nga operatorët privat, kjo është e turpshme. Pra gjendja e rëndë e trotuareve të mbingarkuar nga parkingu i makinave ku këmbësoret domosdo duhet të kalojnë ne rrugë, dështimi i kamerave vëzhguese dhe pasiguria në komunikacion. Pra të mos harrojmë se brenda muajit kanë humbur jetën dy persona si në (Rrugën “B” dhe Billt Klinton”) mbikalimi te rreth rrotullim afër shkollës së mjekësisë”, ka thënë Haziri.

Ai ka theksuar edhe problemin tjetër siç është ndotja e ambientit, mungesa e aktiviteteve për të rijnë të organizuar nga ana e Komunës e cila mjerisht vazhdon edhe më tutje.

“Ndotja me mbeturina në periferinë e qytetit, gjendja e pyjeve, problemet me mungesën ujit të pijes në periferitë e Prishtinës, ujërat e zeza, të cilat kundërmojnë ne lagje e paralagje e shumë e shumë probleme tjera. Prandaj Asambleja dhe ekzekutivi bashkë me kryetarin duhet ti përveshin trajtimit të problemeve për Prishtinën, ngase kohën po e konsumojnë pa bërë asnjë punë që na ngazëllejnë. Ata që marrin përgjegjësin për Prishtinën duhet kuptuar se kanë të bëjnë me Kosovën, sepse gjatë ditës një pjesë e madhe e Kosovës është në Prishtinë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike, Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat