“Aferat dhe skandalet e pushtetit, kanë lënë vendin mbrapa”

Politika

“Aferat dhe skandalet e pushtetit, kanë lënë vendin mbrapa”

Nga: D.RR Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 22:48
Qeveria e Kosovës

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot” e ka komentuar krizën politike që ka kapluar vendin tonë.

Ai thotë se është shumë e vështirë që me këtë pushtet, të ndodhin gjëra të mira dhe se kjo është arsyeja që shumë të rinjë ikin çdo ditë nga Kosova.

“Në Kosovën e lirë të pas luftës është shumë vështirë të ndodhin gjëra të mira, gjëra relaksuese për qytetarin dhe për mirëqenien e tij. Në këtë Kosovë të pas luftës qytetari është ngujuar në egon e vetë, sepse nuk ka kurrfarë prespektive, veç mundohet me ikë nga vendi i vetë. Po pse ikë njeriu nga vendi i vetë? Dikur njerëzit iknin nga zullumi dhe persekutimi i një regjimi te cilin veç e hoqëm qafe, por tashti njësoj po ikë edhe kur jemi në liri. Ikën njerëzit nga vendi i vetë sepse shteti nuk interesohet për ta sa duhet, nuk kanë mirëqenie ekonomike, nuk kanë punë, sillen rrugëve edhe me diploma në xhep. Detyrohen të ikin. Detyrohen të ikin sepse këtë Kosovën e lirë e ka kapë një kastë qeveritaresh, komandantësh të dalë nga lufta, të cilët kujdesen veç për pushtet e jo për shtet”, ka thënë Maxharraj.

Ai shton tutje se aferat dhe skandalet politike nga kjo qeveri, kanë lënë vendin mbrapa.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Elita dhe kasta politike qe 20 vite veç vjedhë, pasurohet për vete duke u mos kujdes fare për qytetarin e vetë, sepse shteti është i kapur i zënë fryme. Nuk ndodhin gjëra të mira në këtë Kosovë sepse kjo kastë politike në vend se të orientohet dhe të jetë në shërbim të qytetarit, ajo merret me punë te kota, krijojnë skandale dhe afera të llojllojshme vetëm e vetëm për te çorientuar vëmendjen e qytetarit nga aferat dhe skandalet e ndryshme që në këto vitet e fundit nuk ishin te paketa”, ka përfunduar Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat