“Dështimi i diplomacisë së Kosovës dhe koalicionit PAN” - Bota Sot
“Dështimi i diplomacisë së Kosovës dhe koalicionit PAN”

Politika

E shtunë, 17 nëntor 2018

“Dështimi i diplomacisë së Kosovës dhe koalicionit PAN”

Nga: D. B Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 13:00
Koalicioni PAN

“Pas ofensivës diplomatike të Serbisë kundër Kosovës, sidomos në vendet e vogla që e kanë njohur Kosovën, tashmë shihet se disa nga këto vende kanë tërhequr njohjen dhe këtë e ka deklaruar edhe ambasadori britanik O’Connell, që ai dhe shteti që e përfaqëson Britania e Madhe, janë përkrahës të shtetit të Kosovës”. Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike dhe opinionisti, Nexhat Haziri, i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se kjo duhet pranuar se është një fitore e diplomacisë serbe dhe një dështim i diplomacisë së Kosovës.

Ai ka thënë se kjo e fundit përveç deklaratave gjoja demantuese ndaj diplomacisë serbe, nuk është se bëri ndonjë veprim serioz për t'iu kundërvënë Serbisë që është mjaftë aktive kundër Kosovës dhe anëtarësimit të sajë në organizata ndërkombëtare dhe në sigurimin e njohjeve të reja.

Image
Nexhat Haziri

“Kjo disfatë e diplomacisë së Kosovës, është për faktin se kemi një krye diplomat të pa aftë dhe të papërgjegjshëm për funksionin që e mbanë, një krye diplomat që mendon se politika dhe diplomacia e jashtme është si biznesi i tij privat. Ka kohë që Kosova nuk ka siguruar as një njohje gjatë qeverisë së koalicionit PAN dhe të kësaj periudhe që në krye të ministrisë së jashtme është venë Behgjet Pacolli. Po ashtu si faktor tjetër që e ka ndihmuar mjaftë Serbinë dhe e ka dëmtuar Kosovën në rrafshin ndërkombëtar sidomos në drejtim të sigurimit të njohjeve, është edhe ideja e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë dhe prekjen e tërësisë territoriale të Kosovës, e që kjo nënkupton hapjen e statusit të Kosovës, pas 10 vjet të shpalljes së pavarësisë dhe njohjes nga mbi 110 vende”, ka thënë opinionisti Haziri.

Sipas tij, qeveria dhe konkretisht diplomacia e Kosovës, duhet ta pranoj këtë dështim që jo vetëm se nuk arriti të sigurojë njohje të reja, por nuk arriti t'i ruaj as njohjet paraparke të pavarësisë së Kosovës.

“Ky duhet të përbente një alarme për koalicionin qeverisës PAN dhe të reflektoj mbi këtë gjendej të krijuar aspak në favor të Kosovës. Hapi i parë që duhet të ndermirët është shkarkimi apo edhe afrimi i dorëheqjes nga ana e Pacolli, dhe ri konfigurimi i plotë i ministrisë së jashtme”, është shprehur Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test