Haziri: Thaçi dëshiron të fitoj imunitet në raport me Gjykatën Speciale - Bota Sot
Haziri: Thaçi dëshiron të fitoj imunitet në raport me Gjykatën Speciale

Politika

E shtunë, 17 nëntor 2018

Haziri: Thaçi dëshiron të fitoj imunitet në raport me Gjykatën Speciale

Nga: N. H Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 19:37
Hashim Thaçi

Takimin Thaçi-Vuçiq është mbajtur më shumë për konsumin e brendshëm politik, që do të ju shërbej të dy presidentëve dhe natyrisht edhe ndërmjetësueses evropiane, Federica Mogerini. Kështu deklaron analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, konsideron se takimi i fundit ndërmjet dy homologëve nga Ballkani nuk ka prodhuar asgjë dhe kjo sipas tij është një mirë për Kosovën.

“Një takim që është mbajtur më shumë për konsumin e brendshëm politik që do të ju shërbej të dy presidentëve si Thaçit ashtu edhe Vuçiqit dhe natyrisht edhe ndërmjetësueses evropiane z. Mogerini. Pra një takim që nuk ka prodhuar asgjë dhe kjo është mirë për Kosovën pasi dihet idetë e hedhura nga presidenti Thaçi për shkëmbim territoresh si një opsion për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, ide kjo që po kundërshtohet nga shumica e forcave politike në Kosovë por edhe nga qytetarët”, ka thënë Haziri.

Me tej Haziri shton se edhe kësaj radhe u dëgjua fraza nga presidenti Thaçi, të cilit po i ngutet me çdo çmim për të arritur një marrëveshje finale me Serbinë.

Image
Nexhat Haziri

“Pra asnjë "surprizë" nga ky takim përpos që dëgjuam fraza të njëjta nga presidenti Thaçi, të cilit po i ngutet me çdo çmim për të arritur këtë marrëveshje me Serbinë, që po ashtu po e quan historike, duke kërkuar që në shkëmbim të territoreve Serbia ta njohë Kosovën, e për të cilën nuk ka kurrfarë garancashë se do të ndodhë një gjë të tillë”, ka shtuar ai.

Në fund, ai thekson se përmes kësaj marrëveshje, i pari i shtetit dëshiron të fitoj një lloj imuniteti në raport me Gjykatën Speciale.

“Ajo që po i ngutet presidentit Thaçi për të arritur këtë marrëveshje me Serbinë, pa përmendur krimet e luftës, dëmet e tjera që i ka shkaktuar Serbia Kosovës, është thënë edhe më parë se ai përmes kësaj marrëveshje dëshiron të fitoj një lloj imuniteti në raport me Gjykatën Speciale. Pra në gjithë këtë proces, presidenti Thaçi nuk e ka hallin e Kosovës, por preokupim për të është halli i tij, e që ky nuk është hall për Kosovën dhe qytetarët e sajë”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test