“Gjendja në Kosovë është e mjerueshme” - Bota Sot
“Gjendja në Kosovë është e mjerueshme”

Politika

“Gjendja në Kosovë është e mjerueshme”

Nga: D.RR Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 22:14
Ilustrim

Analisti politik, Nexhat Haziri në një prononcim për “Bota sot” e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Haradinaj, i cili tha se ka ende shumë punë për liberalizimin e vizave.

Haziri thotë se kjo deklaratë e kryeministrit, e pasqyroi gjendjen aktuale në Kosovë, të cilën e përshkruan si të mjerueshme.

Image
Nexhat Haziri

“Deklarata e kryeministrit Haradinaj se ka akoma shumë punë deri në liberalizimin e vizave, është një deklaratë që lexohet si një reflektim i kryeministrit Haradinaj ndaj realitetit të te krijuar në Kosovë sidomos në drejtim se sa janë përmbushur kriteret e fundit për liberalizimin e vizave siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por nuk është vetëm ky kriter që tani ka dal në sipërfaqe në të cilin Kosova nuk ka shënuar progres, janë edhe sfera të tjera si ngecja e zhvillimit ekonomik dhe gjendja e rënduar sociale në Kosovë, si dhe disa nga skandalet që ndodhën në institucionet e Kosovës, sidomos ajo me djalin e kreut të AKI-së, Shpend Maxhunit, kanë forcuar akoma skepticizmin te disa shtete të BE-së sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, është shprehur ai.

Haziri ndër tjera thotë se, BE-ja duhet të ndëshkojë zyrtarët e lartë të inkriminuar në Kosovë, e jo t’i mbajë qytetarët e Kosovës të izoluar.

“Pra pjesa më e madhe e përgjegjësisë sa i përket shlyerjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, është e qeverisë dhe institucioneve të tjera të Kosovës, pa përjashtuar edhe pjesën e përgjegjësisë së institucioneve të BE-së për këtë izolim që po iu bëhet qytetarëve të Kosovës sa i përket lëvizjes së lirë në zonën "Shengen" . BE do të duhej ti ndëshkonte zyrtarët e lartë të inkrimunuar të Kosovës, duke iu vën sanksione në lëvizjen e tyre në BE, e jo ti mbaje të izoluar dhe të ndëshkuar qytetarët e sajë”, ka shtuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test