“Thaçi për t’i mbijetuar kërcënimit të Gjykatës Speciale po e rrezikon shtetin”

Politika

“Thaçi për t’i mbijetuar kërcënimit të Gjykatës Speciale po e rrezikon shtetin”

Nga: N.Sh Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 20:03
Hashim Thaçi

Kosova po përballet me shumë politikanë të cilët janë në gjendje me rreziku ekzistencën e shtetit për të interesa personale.

Kështu vlerëson, analisti politik Leon Duhanaj i cili shton se, një shembull të tillë e kemi edhe vet presidentin Hashim Thaçi, i cili nën kërcënimin e Gjykatës Speciale është ën gjendje me rreziku krejt shtetin për të mbijetuar ai vet.

Ai tutje shton se, derisa të vijë koha që në Kosovë ligji të jetë mbi të gjithë pa përjashtim e që frikësohet do të shkojë kohë goxha e gjatë, e që do të ishte gjëja më e thjesht për nj vend demokratik.

Image
Leon Duhanaj

“Në fakt kjo do duhej të ishte gjëja më e thjeshtë në një vend demokratik. Por, tek ne përpos emrit, demokracia dhe shteti i së drejtës, nuk janë edhe realitet. Për fat të keq, Kosova ka aq politikan të paskrupullt sa që janë në gjendje me e rrezikuar vetë ekzistencën e shtetit për interesa personale. Shembullin me të mirë e kemi vetë Presidentin e vendit, i cili me protagonizmin e tij, nën kërcënimin e Gjykatës Speciale, është në gjendje ta rrezikoj krejt shtetin për të mbijetuar si individ”, thotë Duhanaj për gazetën “Bota sot”.

E Duhanaj thotë se, këtu duhet me shtu se si presidentin apo te të njëjtit kalibër, i kemi shumicën e politikanëve aktiv.

“Nën këto premisa, është më se iluzore të hamendësojmë shtetin e së drejtës, në të cilin do të ndëshkohej çdo shkelje ligjore, duke filluar nga Presidenti e deri tek qytetari me i thjeshtë. Tek ne mund dhe uroj të ndodh ndonjë lloji vetingu, i udhëhequr nga shtetet mike dhe ku do të përgjigjeshin të gjithë shkelësit, së pari me vend të punës e pastaj edhe do të përballeshin me drejtësinë. Duhet theksuar se edhe çështja e dialogut me Serbinë dhe gjetja e temave dhe kauzave me karakter etnik, ka bërë që politika të qëndrojë komod karshi mundësive për t'u sanksionuar nga qytetarët me anë të votës. Në këto kushte siç tani jemi, është vështirë të shihet ndonjë dritë në fund të tunelit të errët në të cilin gjendemi”, përfundon Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat