Analisti politik, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar deklaratën e ministres së jashtme ruse, e cila tha se Rusia do të jetë pro çdo marrëveshjeje që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, por nëse është në të mirën e Serbisë.
Burjani duke komentuar këtë, përqendrohet më shumë në atë se çfarë i ka thënë presidenti rus, Putin, presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Burjani thotë se Serbia ndihet komode nëse zyrtarët rus deklarojnë se mbështesin Serbinë.
“Rusia ka thënë se përkrahë çfarëdo marrëveshje Kosovë-Serbi, kjo është e saktë, kuptohet se Serbia e ndien mirë, kur edhe Rusia ngadalë do të zhvendoset duke përkrahë vetëm Serbinë. Rusia ka çështjen e saj problematike me të drejtën ndërkombëtare si rasti i Avokatisë në Gjeorgji, rastin e Krimesë etj. Rusia po tenton të legjitimojë veprimet e veta ne aneksime, kjo nuk i pëlqen perëndimit fare, pak është zbehë Rusia në këtë drejtim, po e shohë problemin që po ia sjellë perëndimi dhe izolimi”, ka thënë ai.
Burjani thotë se, një marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, do t’i hap rrugë Rusisë për politika tregtare në rajon.
“Zbutja e qëndrimit të Rusisë ndaj Kosovës ka dy diagrame të ndryshme, e para se Serbia duhet të respektoj Kosovën dhe vullnetin e saj me një pazar tjetër Republika Srpska të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe çështje serbe në Bosnje në një të ardhme jo e largët , dhe gjetja e një modeli të marrëveshjes dhe mirëkuptimit për çështjet e hapura ruse politikat tregtare dhe çështje e hapura ruse ndërkombëtare. Serbia s’ka çka lyp më në Kosovë? Ajo do të shtegtojë politikisht në Bosnjë, kjo është e vërteta, pazari disi duhet të mbyllet, andaj Serbia do te ofrohet për një zgjidhje reale me Kosovën, pra për një marrëveshje përfundimtare apo transitore”, ka shtuar Burjani.