Presidenti Thaçi në dijeni për skenarin, Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës

Politika

Presidenti Thaçi në dijeni për skenarin, Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës

Nga: N.H Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 08:31
Hashim Thaçi

Profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se tashmë është i njohur fakti se presidenti Thaçi, para dhe pas takimeve me Vuçiq ose kur i duhet të justifikohet për nismën serbe të ndarjes së Kosovës, përmend gjithnjë “njohjen nga Serbia”

“Është i njohur fakti se presidenti i Kosovës, para dhe pas takimeve me Vuçiq ose kur i duhet të justifikohet për nismën serbe të ndarjes së Kosovës, përmend gjithnjë “njohjen nga Serbia”. Ndërkohë presidenti i Serbisë asnjëherë nuk e ka pohuar këtë madje e ka mohuar kategorikisht. Edhe kryeministrja Brnabiq para disa ditësh u shpreh se “Serbia nuk do të njohë kurrë Kosovën” dhe se “përveç territorit ne kemi shumë kushte të tjera, të cilat Kosova duhet t’i respektojë”. Kushtet e tjera kanë të bëjnë me respektimin e serbëve që mbeten në jug të Ibrit, me ekstraterritorialitetin serb në gjashtë komunat serbe në brendësi të Kosovës dhe në kishat e manastiret serbe gjithashtu”, ka thënë Bytyçi.

Sipas Bytyçit, kurrë nuk do të ketë fund konflikti mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse presidenti ia jep Serbisë gjysmën e territorit të vendit.

“Pra, nuk do të ketë kurrë fund konflikti midis Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse Thaçi ia jep asaj gjysmën e territorit të vendit. Jo më ta njohë Beogradi pavarësinë e Kosovës. Presidenti Thaçi flet për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, megjithëse ai nga eksperienca duhet ta dijë se ky do të jetë një mashtrim, derisa të merret vendimi i ndarjes së Kosovës. Ditën që do të firmoset tradhtia e ndarjes së territorit të Kosovës, të nesërmen në Beograd do të vihen kushte shtesë për normalizim të marrëdhënieve. Madje do të thonë: “Jo ne nuk e njohim Kosovën sepse me ndarjen e saj ajo nuk mund të mbijetojë më si shtet”, ka thënë Bytyçi.

Ai gjithashtu ka thënë se presidenti aktual, tani e pas dhjetë vitesh është bashkëpunëtor i Vuçiqit dhe Daçiqit për tërheqjen e njohjeve të saj nga shtete të ndryshme.

Image
Profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi

“Për pasojë do të duhet t’i bashkohet Shqipërisë. Dhe pasi ta kenë nisur procesin e bashkimit të Kosovës me Serbinë do të kërkojnë të bëhen palë në bisedime. Do të thonë: “Ne nuk po kërkojmë gjë, thjesht duam të jemi palë në bisedime> Kosova ishte pjesë e jona dhe ne e kemi këtë të drejtë”. Sapo të ulën në tavolinën e bisedimeve, do të nxjerrin hartën tjetër të ndarjes për të zhvat ndonjë llokmë tjetër të cilën ndoshta nuk e marrin me ndarjen e parë! Garantoj me gjithçka se ky është skenari serb. Hashim Thaçi e njeh këtë skenar. Megjithatë vazhdon dhe himnizon aktin serb “të njohjes së Kosovës”. Kështu ka hyjnizuar gjithmonë ai. A nuk thoshte kur u shpall pavarësia se në tre muaj Kosovën do ta njohin 100 shtete të botës?! Tani pas dhjetë vitesh është bashkëpunëtor i Vuçiqit dhe Daçiqit për tërheqjen e njohjeve të saj nga shtete të ndryshme. A e keni dëgjuar ndonjëherë të thotë një fjalë të vetme për tërheqjet e njohjeve nën presionin e Serbisë?! Ka harruar Hashim Thaçi të flasë për destruktivitetin serb”, ka thënë ai.

Profesori ndërkombëtar deklaron se masakrat serbe në Kosovë për Hashim Thaçin tashmë mbeten një realitet normal. Në këtë kuptim, sipas tij, njohje nga Serbia nuk ka, andaj  ka vetëm mashtrime të sojit të Hashim Thaçit.

Krejt në fund, ai thekson se po të mos ishte Hashim Thaçi i inkriminuar dhe i korruptuar, vendi do të ishte tashmë një shtet i respektuar në sytë e ndërkombëtarëve.

“Masakrat serbe në Kosovë për Hashim Thaçin tashmë mbeten një realitet normal. Në këtë kuptim, njohje nga Serbia nuk ka. Ka vetëm mashtrime të sojit të Hashim Thaçit. Por edhe nëse do të ketë njohje të Serbisë, do të ketë kushte të reja shumë të rënda për Kosovën, të tilla që pasi vendi të ndahet, Prishtina të ndajë dhe pushtetin e qeverisjen me Beogradin. Por edhe nëse Hashim Thaçi nuk mashtron, për çka duhet të habitemi, njohja e Serbisë nuk është kushti I përparimit të Kosovës”.

“Ndërtimi i shtetit, lufta kundër korrupsionit që Hashimi e themeloi dhe promovoi, lufta kundër krimit të organizuar, i cili mbështet Hashim Thaçin edhe në iniciativën e tij të ndarjes së Kosovës, këto janë kushtet themelore të përparimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës. Por, presidenti i vendit e mashtrimet e tij për njohjen e Kosovës nga Serbia synon që ta tërheq vëmendjen e qytetarëve dhe botës së civilizuar nga këto fakte, të cilat e diskreditojnë dhe e komprometojnë atë. Po të mos ishte Hashim Thaçi i inkriminuar dhe i korruptuar, Kosova do të ishte tashmë një shtet i respektuar në sytë e ndërkombëtarëve. Për pasojë, Serbia do të ishte nën presion të madh për ta pranuar shtetin e Kosovës. Edhe nëse Serbia e njeh Kosovën e kushtin e ndarjes së saj, kjo kosto është krijuar prej ish-kryeministrit tanimë presidenti I vendit, Hashim Thaçi”, ka thënë në fund profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat