Gaxherri: Këta janë tre liderët që nuk duhet me iu besu

Politika

Gaxherri: Këta janë tre liderët që nuk duhet me iu besu

Nga: N.H Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:53
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon edhe me tej ta kërkojë më ngulmë njohjen e vendit nga Serbia. Thaçi po konsideron se vetëm përmbyllja e dialogut me Serbinë, respektivisht korrigjimi i kufirit, i siguron Kosovës njohjen nga Serbia, duke e lënë kështu në sirtarë të kaluarën e dhimbshme gjenocidiale.

Masakrat serbe në Kosovë për Hashim Thaçin po konsiderohet se tashmë mbeten një realitet “normal” i së kaluarës.

Opozita është e mendimit se situata në vend është tepër e rëndë, andaj sipas tyre, e vetmja zgjidhje mbetet mbajta e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe ndërrimi i kësaj legjislature.

Image
Besa Gaxherri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxhreri, në një bisedë të gjatë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se partia e saj i ka bërë më dije presidentit Hashim Thaçi se nuk ka legjitimitetin të shkojë të bisedojë me Serbinë, aq më shumë të prek temat të cilat e cenojnë sovranitetin e vendit.

“Tashmë kjo nuk donë as koment, deklarimet e tij kohëve të fundit na kanë shtuar dyshimin se në masë të mjaftueshme se presidenti nuk ka transparencë rreth bisedimeve ose dialogut me Serbinë. Që nga fillimi i këtij mandati ne i kemi bërë më dije presidentit se nuk ka legjitimitet të shkojë të bisedojë me Serbinë, aq më shumë të prek temat të cilat e cenojnë sovranitetin e vendit”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Sipas Gaxherrit, fakti që as kryeministri Haradinaj nuk e di se çka është biseduar në dialogun me Serbinë, tregon se çështja është shqetësuese.

“Nuk e di se për çfarë ka biseduar në Bruksel, këtë askush nuk e din, kjo është një dëshmi e fuqishme kur del menjëherë kryeministri Haradinaj dhe thotë se nuk e dinë se për çfarë temash është biseduar, kjo vërtetë shumë shqetësuese dhe prandaj ne nuk kemi besim në presidentin, nuk kemi besim tashmë as në qeverinë sepse as presidenti, as kryeministri  dhe as kryetari i Kuvendit, asnjë nga liderët institucional nuk e ka të koordinuar agjendën për dialog”, ka thënë Gaxherri.

Me tej, deputetja e LDK-së shprehet se tre liderët institucional janë të çakorduar dhe opozita nuk mundet të mbulojë shkarjet e tyre.

“Është cinike kur ata i drejtohen opozitës dhe e ftojnë opozitën për konsensus  sa që kjo nuk donë koment. Këta tre lider institucional janë totalisht të çakorduar edhe opozita nuk mundet me mbulu shkarjet e këtyre personave sepse është opozitë, sa që ne duam dhe mundohemi, prandaj edhe partia jonë është duke kërkuar zgjedhje, sepse është duke e parë se të vetmen mundësi që përmes zgjedhjeve kushdo që e fiton legjitimitetin me marrë përgjegjësinë në dorë. Ne nuk mund tani ta marrin përgjegjësin për ta udhëhequr dialogun kur jemi në opozitë dhe nuk e dimë farë se çka është biseduar deri më tani kur këtë deklarohet se nuk e dinë as kryeministri, kryetari i Kuvendit, e më ketë ku mund ta dijë opozitë se çka po ndodhë atje”, është shprehur deputetja e opozitës.

Gaxherri në fund ka thënë se situata është tepër e rëndë, pasi që, siç thekson ajo, Thaçi është duke e dëmtuar shumë Republikën e Kosovës.

“Situata është tepër e rëndë dhe nuk e di se si presidenti i vendit deri ku është duke tentuar që të shkojë në këtë mënyrë, por një gjë tashmë e dimë të gjithë se ky është duke e dëmtuar shumë Republikën e Kosovës”, ka përfunduar deputetja e LDK-se, Besa Gaxherri, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat