Vizat dhe politikanët që po ua nxinë jetën qytetarëve

Politika

Vizat dhe politikanët që po ua nxinë jetën qytetarëve

Nga: N.Sh Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 18:46
Ilustrim

Çështja e liberalizimit të vizave nuk është teknike, por politike.

Kjo është një lloj shantazhi nda klasës politike të Kosovës nga Bashkimi Evropian, vlerëson analisti politik, Leon Duhanaj.

Ai pohon se, fajtor për mosliberalizimin e vizave janë edhe qytetarët e Kosovës, të cilët po vazhdojnë që të rizgjedhin të njëjtit politikanë që po ua nxinë jetën.

Image
Leon Duhanaj

“Së pari, mendoj që është një lloj shantazhi ndaj klasës politike të Kosovës, e cila është e korruptuar deri në palcë. Pastaj edhe e papërgjegjshme karshi nevojave imediate të qytetarëve të Kosovës. Së dyti, unë mendoj që BE-ja përkatësisht disa shtete anëtare, e bllokojnë Kosovën për ta mbajtur peng dhe shantazhuar në procesin e bisedimeve me Serbinë. Në anën tjetër disa shtete preferojnë peshkimin selektiv të kuadrit nga Kosova, pa u ngarkuar me procese filtrimi në tregun e punës”, thotë Duhanaj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, duke qenë se klasa politike e Kosovës është aq e keqe sa që qytetarëve ua ka humbë çdo vullnet për të jetuar në Kosovë, natyrisht që është e pritshme që në rast të lëvizjes së lirë, të ketë largime masive.

“Megjithatë, duke qenë të vetëdijshëm për numrin e vogël të qytetarëve të Kosovës, nuk mendoj që nuk është problemi i frikës së ndonjë invazioni, aq sa është qëllimi i kushtëzimit të politikës së Kosovës. Për fat të keq, edhe vetë qytetarët kanë fajet e veta, sepse nuk i kanë kuptuar mesazhet nga ana e komunitetit ndërkombëtarë, me ç’rast vazhdojnë t'i rizgjedhin të njëjtit politikanë që po ua nxinë jetën”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat