Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në fillim të mandatit të tij ka premtuar që liberalizimi i vizave do të ndodh brenda 90 ditëve.
Mirëpo, ka kaluar një vit që nga konstituimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga Koalicioni PANA , dhe qytetarët e Kosovës ende nuk mund të udhëtojnë në zonën Schengen.
Derisa, numri i shteteve të Bashkimit Evropian të cilat po hezitojnë të miratojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në vazhdimësi po shënon rritje, kohët e fundit institucionet e Kosovës po ndërmarrin aktivitete lobuese në përpjekje të sigurimit të mbështetjes për Kosovën.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbajnë përgjegjësi dhe ndihen fajtorë pse s’ka ndodhur liberalizimi, duke shtuar se janë plotësuar kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave.
Selmanaj: Dështimi për viza erdhi si pasoje e dhunës së shkaktuar nga AAK-ja, Nisma dhe VV-ja në qeverinë Mustafa
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në një bisedë me gazetën “Bota sot” ka thënë se dhuna e krijuar nga Haradinaj, Limaj dhe Kurti në kohën e qeverisë Mustafa e ka humbur rastin ideal për viza.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)