Përplasja Thaçi-Haradinaj: “Gjykata Speciale i mban të bashkuar”

Politika

Përplasja Thaçi-Haradinaj: “Gjykata Speciale i mban të bashkuar”

Nga: N.H Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 22:50
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Hashim Thaçi e ka çuar përpara idenë e tij për rrëzimin e Ramush Haradinajt. Ky i fundit thënë se Qeveria udhëhequr prej Haradinajt e ka shkelur Kushtetutën kur ka vendosur t’ua japë pronat e AKP-së komunave veriore.

Derisa ndaj këtyre akuzave kanë heshtur zyrtarët e Qeverisë. Këta të fundit për asnjë media s’ka folur, njëjtë ka vepruar edhe kryeministri.

Hashim Thaçi ka vendosur ta sfidojë Ramush Haradinajn në Gjykatën Kushtetuese për një vendim të Qeverisë, i cili ua lejon Komunave Serbe të menaxhojnë me prona të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Lidhur me këto zhvillime ka folur edhe analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, përplasjen e fundit mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj e ka përkthyer më shumë të bërë për shou mediatik, pasi që, sipas tij, se të dytë varen shumë nga njeri-tjetri.

Image
Nexhat Haziri

“Mendoj se nuk është gjithaq serioze përplasja Thaçi-Haradinaj, pa marrë parasysh për çfarë teme bëhet fjalë apo cili është shkaku i kësaj përplasje,më shumë janë për të bërë shou mediatik, për faktin se të dytë varen shumë nga njeri-tjetri. Për presidentin Thaçi është imediate që të vazhdoj qeverisjen koalicioni PAN me kryeministër Haradinaj, pasi kështu ai duke e shfrytëzuar edhe dobësinë që e ka kryeministri Haradinaj, pra dëshirën e tij që më çdo kusht ta përfundoj këtë mandat si kryeministër, pra është më lehtë që Thaçi ta shantazhoj se kryeministrin Haradinaj, se sa eventualisht ndonjë kryeministër tjerët që do të dilte nga ndonjë proces i ri zgjedhor”, thotë Haziri.

Ai shton me tej duke thënë se të bashkuar ketë liderë i mbajnë shumë arsye, ndër to ai përmend edhe Gjykatën Speciale.

“Po ashtu janë edhe faktor të tjerë që këta i mban të bashkuar në këtë kohë pa marrë parasysh divergjencave që mund të shfaqin herë pas herë, si puna e gjykatës speciale, veprat inkriminuese në të cilat janë përfshirë dhe vetëm duke qenë në pushtet mund ti japin një lloj imuniteti vetes përmes kërcënimeve, shantazhimit dhe kapjes së sistemit të drejtësisë”.

“Pra nuk shohë diçka shumë serioze në këto përplasje në mes partnerëve aktual që po e sundojnë Kosovën në emër të një qeverisje, për arsye se të gjithë janë të njëjtë dhe si duket e përdorin metodën e shtantazhimit reciprok, "Nëse ti mua, edhe unë ty"”, shton në fund analisti politik, Nexhat Haziri, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat