Pse nuk po hetohet SHIK-u dhe kush është shërbimi SIA? Flet ish agjenti: Politikanë nga opozita janë të...

Politika

Pse nuk po hetohet SHIK-u dhe kush është shërbimi SIA? Flet ish agjenti: Politikanë nga opozita janë të...

Nga: P.R Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 17:54
SHIK-ut ishte udhëhequr nga Kadri Veseli, tash kryeparlamentar i Kosovës.

Tashmë ka një kohë që është harruar dhe nuk përmendet më iniciativa për themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar veprimtarinë e SHIK-ut, ish shërbimit informativ të Kosovës, të udhëhequr nga Kadri Veseli, tash kryeparlamentar i Kosovës.

E lidhur me mos hetimin e SHIK-ut, për gazetën “Bota sot”, ka folur agjenti i SHIK-ut dhe G2-ZKZ, Naim Miftari.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar arsyet pse nuk po hetohet SHIK-u.

“SHIK-u nuk hetohet pasi nuk ka kush e heton dhe shumë politikan ja kan frikën pasi dihet mirë se ish njerëzit e SHIK-ut sot e kanë shtetin të cilin e trajtojnë si loder në duart e veta. Pastaj nëse hetohet  SHIK-u duhet mu pyt me lejen e cilit institucion ka funksionuar dhe çka ka qenë detyra e tyre, pastaj kujt i kanë shërbyer, cilit njeri, cilit klan cilës parti, e sidomos duhet pyetur nga kush janë paguar kush ju ka dhënë rroga pos postierit Adem Grabovcit  e Fahredin Gashit (shefi i Bllaces) edhe kush tjetër ju ka sjellë para, vetura, diktafona....”, shprehet Miftari.

Image
Naim Miftari

Ai më tej, thotë se SHIK-u ka bashkëpunuar ngushtë me DGSE Franceze dhe UDB-në.

“Dhe pos DGSE Franceze dhe thesareve të UDB me të cilët kanë qenë ngushtë të lidhur me kanë kanë bashkëpunuar tjetër, pastaj si i kan dorëzuar UNMIKUT 500 dosje kryesisht njerëz kundërshtar të tyre shumica nga LDK dhe sidomos kundër komandantëve të UÇK-së! 500 dosje te shminkuara e manipulume!”, deklaron për “Bota sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Sipas tij, shumë politikanë nga opozita janë të zënë ngushtë nga e kaluara e tyre, prandaj nuk kanë guxim ta hetojnë SHIK-un.

“Sikurse që ka qenë krejt veprimtaria e SHIK-ut punë e falsifikuar për ta sjellë Hashim Thaçin dhe klanin e tyre me çfarëdo mënyre në pushtet ... Shum parlamentar e politikanë edhe nga opozita janë te zanën ngusht nga e kaluara e tyre prandaj nuk kanë guxim ta ngacmojnë SHIK-un por as shërbimin SIA, shërbim  sekret që u fsheh pas disa njerëzve të LDK-së”, përfundon Miftari për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat