“Antipatiku Memli Krasniqi tallet me LDK-në”

Politika

“Antipatiku Memli Krasniqi tallet me LDK-në”

Nga: N.H Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 12:51
Memli Krasniqi

Është deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i cili ka deklaruar se LDK e Isa Mustafës ka probleme të brendshme, prandaj, sipas tij kjo e fundit edhe i frikësohet zgjedhjeve në këtë kohë.

Analisti tjetër politik, Faik Krasniqi, konsideron se nëse Krasniqi ka menduar që LDK-ja vazhdimisht kërkon zgjedhje të parakohshme dhe zgjedhjet prapë se prapë nuk kemi zgjedhje, atëherë edhe ky i fundit ka të drejtë, sepse, sipas tij, një Qeveri nuk bie nëse nuk i siguron votat për ta rrëzuar.

“Nuk e di se çfarë ka dashur të thotë me ketë deklaratë Memli Krasniqi. Nëse ka menduar që LDK-ja vazhdimisht kërkon zgjedhje të parakohshme dhe prapë se prapë nuk kemi zgjedhje, atëherë ka të drejtë sepse një Qeveri nuk bie nëse nuk i siguron votat për ta rrëzuar. Kjo krijon edhe përshtypjen tek partitë e pozitës se nuk e ka seriozisht LDK-ja rrëzimin e kësaj Qeverie. Prandaj i jep hapësirë një antipatiku si Memli të tallet me një parti që është themeluar nga Presidenti historik Rugova, dhe qindra intelektuale të mirëfilltë”, ka thënë Krasniqi .

Krasniqi thekson ndër tjerash se asnjë qeveri nuk rrëzohet me konferenca për shtyp.

“Kurse tash nuk i ngjan më asaj LDK që ishte dikur. Nëse zyrtaret e LDK-së e kanë seriozisht rrëzimin e kësaj qeverie, që e duan edhe shumica e popullatës rrëzimin e saj, atëherë duhet të punojnë në heshtje për ta rrezuar. Asnjë qeveri nuk rrëzohet me konferenca për shtyp, se kështu po humbet edhe serioziteti tek elektoratit. LDK dhe VV duhet të bëjnë çmos që ketë Qeveri ta rrëzojnë ketë pushtet të skandaleve dhe të papërgjegjshme”, ka përfunduar analisti Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat