“Lufta” Kosovë- Serbi: Çka po përgatisin Moska dhe Beogradi

Politika

“Lufta” Kosovë- Serbi: Çka po përgatisin Moska dhe Beogradi

Nga: N.Sh Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 16:30
FSK-ja

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike në Kosovë, Blerim Burjani, thotë se, në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka filluar një luftë tregtare dhe një armiqësinë e shkallës së parë.

Sipas tij, veç është NATO garantuese e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, se Kosova gjendet në një situatë të jashtëzakonshme që kërkon ngritjen e lartë të sigurisë.

Burjani për gazetën “Bota sot” thekson se, raportet Kosovë – Serbi janë kritike, të njëjta sikurse ën vitin 1999.

Me këtë sipas Burjanit po cenohet paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Ai thekson se Moska dhe Beogradi janë përgatitur për variante të ndryshme.

Image
Blerim Burjani

“Tash ka filluar një luftë e re tregtare dhe armiqësi e shkallës së parë. Veç është NATO garantuese e paqes dhe stabilitetit se Kosova gjendet në një situatë të jashtëzakonshme që kërkon ngritjen e nivelit të lartë të sigurisë si dhe mobilizimin i KFOR-it për ndërhyrje”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, kështu mund të thuhet figurativisht për relacionet Kosovë – Serbi, kurse shton se tash duhet Bashkësia Ndërkombëtare që urgjentisht të merret me të dy palët, që sipas tij, tashmë janë deklaruar jo për paqe dhe stabilitet.

“Pra, sidomos Serbia e cila tërë kohën ka punuar kundër shtetit të Kosovës. Perëndimi ka fjetur e Moska dhe Beogradi u përgatitën dhe po përgatiten për variante të ndryshme. Raportet Kosovë – Serbi janë kritike, sikurse në vitin 1999. Pra paqja dhe stabiliteti po cenohen në Ballkanin Perëndimor”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat