Berisha: E majta e Shqipërisë pjellë e Beogradit, taksa e Kosovës është reciprocitet - Bota Sot
Berisha: E majta e Shqipërisë pjellë e Beogradit, taksa e Kosovës është reciprocitet

Politika

Berisha: E majta e Shqipërisë pjellë e Beogradit, taksa e Kosovës është reciprocitet

Nga: Drilon Rrahmani Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 20:35
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një prononcim për “Bota sot” e ka komentuar taksën e Kosovës vendosur Serbisë dhe deklaratën e ministrit të financave në qeverinë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, i cili e quajti jo të shëndetshme këtë taksë.

Berisha duke folur për “Bota sot” e akuzon të majtën shqiptare si një “pjellë monstruoze” të Beogradit dhe servilë të tij.

“Në këtë deklaratën e Arben Mehmetaj nuk ka asgjë të re, e majta shqiptare është krijesë, pjellë monstruoze e Beogradit, vasale dhe servile e tij. Për ta Beogradi është Meka e tyre”, ka thënë ai.

Berisha shton tutje se për të treguar vasalitetin e tyre, e majta shqiptare nuk bëri zë kur Beogradi i shpalli luftë tregtare Kosovës, e nëpërmjet saj edhe Shqipërisë me linjën e interkonjeksionit.

Ish kryeministri i Shqipërisë, taksën e vendosur nga Kosova për Serbinë e quan reagim me reciprocitet.

“Kur Beogradi i shpalli lufte tregtare Kosovës dhe nëpërmjet saj edhe Shqipërisë me linjën e interkonjeksionit, këta vasal e servilë nuk e ngritën zërin, ndërsa tani që Prishtina e detyruar reagoj me reciprocitet, denoncojnë Prishtinën dhe puthen, plluq e plluq me Beogradin për t’i thënë se jemi vasal tuaj”, është shprehur Berisha për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...