Maxharraj tregon pse nuk na pranoi INTERPOL-i

Politika

Maxharraj tregon pse nuk na pranoi INTERPOL-i

Nga: D.RR Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 14:59
Binak Maxharraj

Prof. Dr. Binak Maxharraj, ka lënë fajtorë diplomacinë e jashtme të Kosovës për dështimin e anëtarësimit në INTERPOL, ndërsa thotë se edhe Serbia luftoi maksimalisht kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Ai thotë se me këtë diplomaci që nuk din të bëjë shtet nuk shkohet përpara.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Artileria e fuqishme e Serbisë fitoi ndaj asaj të Kosovës. Serbia as që ka mund ta marr me mend që Kosova të anëtarësohet në Interpol. Bëri lobim fuqishëm siç thuhet degë e n’derë për ta penguar  Kosovën që të anëtarësohet në INTERPOL. Kurse, diplomacia e gjumit më shumë u besonte dallgëve të plakave se anëtarësimit të sigurt. Por, si është e mundur që të pranohemi në INTERPOL kur ne vetë ia qesim faqen e zezë shtetit tonë në botë me skandale diplomatike, më qeverisje të keqe, më një President i cili është kundër shtetit të vetë, i cili në krye në vete donë ta copëton, i cili i jep një imazh të keq Kosovës në botë, i cili i largon miqtë e Kosovës dhe kthehet nga lindja. A shkohet përpara më këtë kastë politikanesh matrapaz të korruptuar, inatgjorë mes vete, që nuk dinë të bëjnë shtet, por udhëheqin një politikë rrugaçërie, sepse rrugaçët janë në pushtet, e derisa Kosova ti këtë këta rrugaçë nuk shpreson në ndonjë fitore në organizatat ndërkombëtare. Kemi një dialog të dreqit e të birit me Serbinë për përmirësimin e marrëdhënieve më të, e ajo del kundër neve nga çdo anë, na pengon  nuk na lë të ecim përpara. Në vend që t'i thuhet stop këtij dialogu, drenicaku i jonë jeton në vetëkënaqësi me bisedime me Serbinë pa kushte”, potencon ai për gazetën “Bota sot”.

Maxharraj, është shumë i sigurt që as liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë, kurse mendon se ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, duhet të jap dorëheqje.

“Derisa të kemi këtë kastë politike të dështuar do të ketë edhe më shumë dështime në arenën ndërkombëtare. Duhet që populli të kthjellët dhe ta heqë qafë këtë kastë politike, e cila më shumë po ia vë lakun Kosovës rreth qafës. Duhet që këta djajë të largohen sa më parë. Dorëheqja e Pacollit është e domosdoshme, sepse edhe për shkak të skandaleve tjera diplomatike duhet urgjentisht të jepe dorëheqje. Pas dështimit të liberalizimit të vizave i cili as që do të bëhet para vitit 2020, Kosova po shkon pas, e do të shkojë edhe më tutje derisa t'i lëmë këta faqezi në pushtet. Largimi i tyre është i domosdoshëm nëse është nevoja dhe më forcën e popullit”, ka nënvizuar Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat