Të kenë kujdes shokët e Thaçit nga kjo që mund të ju bëj presidenti!

Politika

Të kenë kujdes shokët e Thaçit nga kjo që mund të ju bëj presidenti!

Nga: N.Sh Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 19:38
Hashim Thaçi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku ka paralajmëruar shokët e luftës të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se mund të flijohen nga presidenti për të shpëtuar ai lëkurën e vet.

Millaku thotë se, Thaçi nuk po lenë gjë pa bërë për të shpëtuar, ashtu siç e bëri karrierën me tradhti dhe intriga ndaj shokëve të tij.

Image
Drita Millaku

“Duke parë veprimet e Hashim Thaçit që nuk la gjë pa bërë dhe nuk po le gjë pa bë për të shpëtuar kokën e vet mendoj se ky njeri do t’i flijojë shumë  shokë të luftës bile pa përtesë fare vetëm për të shpëtuar lëkuren. Po ti analizojmë veprimet e Thaçit në 20 vitet e fundit shohim se karriera e tij politike është ngritur me tradhti dhe me intriga edhe ndaj shokëve të vetë”, thotë Millaku për gazetën “Bota sot”.

Ajo shprehet se, po bëhet një luftë se kush kendë do ta dërgoj në Gjykatën Speciale, apo sipas saj, dikush po mundohet të shpëtoj nga kjo gjykatë edhe qoftë në dëm të shokëve të vet.

“Andaj mendoj se zhvillimet e fundit tregojnë më së miri se këtu po bëhet një luftë se kush këndë do ta dërgoj në Gjykatën Speciale apo më mirë të themi se kush po mundohet ti shpëtoj kësaj gjykate qoftë në dëm të shokëve të vet ashtu edhe në dëm të shtetit. Megjithatë vet e kanë votuar "ja pafshin hajrin"”, përfundon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat