Pse nuk formohet Ligji i Lustrimit, a kanë frikë që zbulohen ata që ishin pjesë e shërbimeve të huaja?

Politika

Pse nuk formohet Ligji i Lustrimit, a kanë frikë që zbulohen ata që ishin pjesë e shërbimeve të huaja?

Nga: N.Sh Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 22:32
Ilustrim

Kosova ka nevojë për Ligjin e Lustracionit për stabilitet she siguri. Me formimit e këtij ligji, mund të fillojnë hetimet në mënyrë që të vërtetohet për të kaluarën e njerëzve që merren me politikë, atyre që punojnë apo merren me media, persona nga shoqëria civile dhe të gjithë ata që punojnë nëpër institucionet e Kosovës, me siguri se shumë prej tyre do të largoheshin nga ato pozita për shkak të kaluarës së tyre!

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, thekson se, Kosova ka nevojë për Ligjin e Lustrimit, pasi të njëjtin e kanë miratuar edhe vendet e lindjes, në mënyrë që të dihen figurat politike që janë marrë me punë të ndryshme të spiunimit.

“Po duke ditur që Kosova ishte e pushtuar natyrisht që gjatë kësaj periudhe kohore kishte edhe shumë bashkëpunëtorë të atij regjimi që ishte totalitar, mendoj ashtu siç kanë bërë edhe vendet e tjera të lindjes që kanë miratuar ligjin për Lustrim edhe Kosova ka nevojë dhe thjesht duhet të dihen ato figura politike, profesorë, gjykatës, prokurorë, gazetarë që kryenin punë të ndryshme të spiunimit”, thekson Islami.

Ai thotë se, në Kosovë kemi figura publike që ende mund të jenë të lidhura me agjentura të ndryshme që vazhdojnë të punojnë në dëm të vendit.

“Qëllimi kryesor i çdo Lustrimi është marrja me të kaluarën, të shihet se kush bëri shkelje dhe thyerje të drejtave të njeriut, përkundër që nga Evropa kërkohet që procesi i Lustrimit të jetë deri me rënien e Komunizmit, por në Kosovë mendoj që kjo duhet të hetohet deri vonë për shkak se kemi ende figura publike që ende mund të jenë të lidhura me agjentura të ndryshme që punuan dhe punojnë në dëm të vendit. E sidomos koha e para luftës dhe gjatë luftës e pas saj duhet të hetohet me detaje sepse këtu do të hasim në figura të tilla që ishin pjesë e shërbimeve të huaja”, thotë Gazmend Islami për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat