Avokati tregon a ka të drejtë ligjërisht Bahtiri të kërkojë bashkimin e Mitrovicës - Bota Sot
Avokati tregon a ka të drejtë ligjërisht Bahtiri të kërkojë bashkimin e Mitrovicës

Politika

Avokati tregon a ka të drejtë ligjërisht Bahtiri të kërkojë bashkimin e Mitrovicës

Nga: G.B Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 22:14
Agim Bahtiri

Sot kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, ku ka kërkuar që të bëhet bashkimi i Mitrovicës.

Kjo ka ardhur pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave serbe në Mitrovicë.

Por, a ka të drejtë të kërkojë bashkimin e Mitrovicë, Agim Bahtiri?

Avokati Adrian Gjoshi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se iniciativa të tilla nuk kanë të drejtë të marrin as kryetari i një komune, e as kuvendi komunal, por këtë mund ta bëjë presidenti, Qeveria, deputetët, ose qytetarët.

Image
Adrian Gjoshi

“Jo, as kryetari i një komune dhe as kuvendi komunal nuk kanë të drejtë të marrin iniciativa të tilla legjislative. Sipas nenit 79 të Kushtetues së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Nismat Legjislative, parashihet që nisma legjislative mund të marrin: Presidenti i Republikës së Kosovës nga fushë veprimtaria e vet; deputetët e Kuvendit; Qeveria; ose më së paku dhjetëmijë (10.000)  qytetarë me të drejtë vote”, është shprehur ai.

Andaj, sipas Gjoshit, seanca e sotme nuk është ligjore, është absurde juridikisht por është politike.

“Kështu, seanca e sotme e jashtëzakonshme është thjeshtë politike, absurde juridikisht. Për më tepër, çështja e ndarjes së Mitrovicës më së paku është ligjore; ndarja është faktike. Prandaj, duhet kërkuar e punuar që shtrirja e sovranitetit të ndodhë në gjithë territorin e Kosovës edhe realisht, ashtu siç parashihet me kushtetutë”, ka deklaruar avokati Adrian Gjoshi për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...