Zemaj paralajmëron: Vendi të shkojë në zgjedhje ose do kemi një udhëheqje autokratike

Politika

Zemaj paralajmëron: Vendi të shkojë në zgjedhje ose do kemi një udhëheqje autokratike

Nga: N.SH Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 23:12
Armend Zemaj

Republika e Kosovës ka pësuar disa dështime të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare.

Dështime të mëdha janë konsideruar edhe tërheqjet e njohjeve të shteteve të cilat e kanë njohur më parë Kosovën.

Përveç kësaj, Kosova dështoi që të bëhet anëtare e INTERPOL-it, si dhe ka shumë ngecje që të anëtarësohet në organizatat tjera ndërkombëtare.

Dështim pritet të ketë edhe sa i përket liberalizimit të vizave.

Pas këtyre dështimeve të Kosovës, po konsiderohet se është momenti i duhur që të shkohet në zgjedhje të reja, të bëhet një ristrukturim i Qeverisë si dhe të fillojë një epokë e re për Kosovën.

Por, sa ka gjasa që të ndodhë kjo në bazë të ngjarjeve të cilat po zhvillohen në Kosovë, kur dihet se kjo Qeveri, është e kushtëzuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Lista Serbe.

Deputeti i Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj thotë se, kjo Qeveri ka bërë shumë gabime dhe skandale, ka dështuar në menaxhimin dhe është dëmtuar pozicioni i Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

“Është treguar qartë se kjo Qeveri tanimë ka bërë shumë gabime dhe skandale, dështime në menaxhim dhe udhëheqje e mbi të gjitha me këtë Qeveri është dobësuar edhe pozicioni i Kosovës si shtet në raport me bashkësinë ndërkombëtare”, thotë Zemaj për gazetën “Bota sot”.

Deputeti Zemaj thotë se zgjedhjet janë nevojë, ndërsa çdo iniciativë tjetër thotë se është humbje kohe.

Ai shton se, vendi është në krizë politike e cila duhet të ndërpritet.

“Zgjedhjet janë nevojë dhe jo kalkulime ditore sepse me këtë klimë vendi do ketë vetëm degradim dhe jo zhvillim. Çdo iniciative tjetër mendoj që nuk korrespondon me realitetin aktual por vetëm me harrnim dhe humbje kohe. Vendi është në krizë politike dhe institucionale, ka përzierje të mandateve kushtetuese dhe kjo duhet të ndërpritet përndryshe kemi një kalim të një udhëheqje autokratike dhe të dëmshme për vendin tonë”, thotë Armend Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat