Deputetja e LDK-së: Të dënohet skena politike në vend për dështimin me vizat

Politika

Deputetja e LDK-së: Të dënohet skena politike në vend për dështimin me vizat

Nga: D.RR Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK, Valentina Bunjkau Rexhepi, në një prononcim për “Bota sot” ka folur për mos liberalizimin e vizave, duke thënë se ky fakt është pritur.

Ajo thotë se për këtë gjë, duhet të dënohet skena politika aktuale në vend.

Image
Valentina Bunjkau Rexhepi

“Edhe është pritur që këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave duke ditur se Kosova ende nuk ka përparuar në disa segmente si :luftimi i korrupsionit, sistemi i drejtësisë, reformat në siguri etj. Fajtor për këtë gjendje më së paku janë qytetarët dhe kësaj radhe po sanksionohen pikërisht ata, e në fakt duhet më së shumti dënuar skena aktuale politike në vend”, ka thënë ajo.

Bunjaku-Rexhepi thotë se Kosova po ecë me hapa mbrapa dhe bën thirrje për dorëheqje të qeverisë aktuale, për t’i hapur rrugë forcave tjera politike.

“Në vend që Kosova të ecë përpara edhe pse me hapa të ngadalshëm, vendi ynë fatkeqësisht po kthehet mbrapa me një ritëm të shpejtë. Si duket qeverinë aktuale dhe sanksionet ndaj saj, BE i ka lënë në dorë qytetarëve të vendit sepse vetëm paralelisht duhet përparuar si shtet karshi BE dhe vendeve te zhvilluara. Kjo skenë aktuale qeverisëse definitivisht duhet dorëhequr dhe të hap rrugë forcave të reja në vend dhe atyre që marrin besimin dërmues në zgjedhjet e ardhshme si i vetmi opsion për tejkalim të kësaj situate të rendë në vend”, ka nënvizuar deputetja e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat