Njohësi i çështjeve juridike flet për deklaratën e Kosnett: Vendi ka nevojë për ndryshime të mëdha - Bota Sot
Njohësi i çështjeve juridike flet për deklaratën e Kosnett: Vendi ka nevojë për ndryshime të mëdha

Politika

Njohësi i çështjeve juridike flet për deklaratën e Kosnett: Vendi ka nevojë për ndryshime të mëdha

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 21:29
Philip Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka përçuar disa mesazhe qortuese për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar në Kosovë.

Ai përmes një videoje e cila është bërë në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit e cila organizohet nga grupi prej disa OJQ-ve dhe mbështetet nga Ambasada Amerikane, Kosnett ka thënë se përkushtimi i qytetarëve të Kosovës kundër korrupsionit është themeli i arritjes së synimit për integrim perëndimor.

“Ligjet e mira dhe procesi më transparent janë të rëndësishme, por nuk mjafton t’i keni sistemet në letër nëse ato nuk zbatohen me ndershmëri, plotësisht dhe në mënyrë të vijueshme”, ka thënë Kosnett.

“Qytetarët e Kosovës duhet të shohin që ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe që ai përdoret për të ndëshkuar sjelljen korruptuese, veçanërisht kur kryesit janë zyrtarë qeveritarë dhe bashkëpunëtorët e tyre më të afërt”.

Në një linjë me ambasadorin amerikan Kosnett qëndron edhe njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani.

Burjani në një prononcim për gazetën “Bota sot”, qeverisjen aktuale e ka definuar si një qeverisje me një varg shkeljesh të mëdha të rendit dhe ligjit dhe e cila e ka zaptuar Kosovën.

Image
Blerim Burjani

“Natyrisht të gjithë i dinë të metat e qeverisjes së shtetit, deri më tash kjo qeverisje definohet si problematike me rend dhe ligj, që dëmton shtetin, ekonominë e shtetit dhe buxhetin e shtetit, varfëron ekonominë e vendit, problemet kryesore të Kosovës mbetën mjaftë shumë aktuale që 18 vjet, korrupsioni, zhvatja e buxhetit, keqpërdorimi i detyrës zyrtare në punësime familjare dhe nepotizëm, një varg shkeljesh të mëdha të rendit dhe ligjit”, ka thënë Burjani.

Me tej, ai ka thënë se e vetmja zgjidhje është që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe sipas tij, të ndodhë një ndryshim i madh demokratik dhe një qasje plotësisht e re zhvillimit të shtetit.

“Nuk kanë të ndalur si zhvatjet, punësimi partiak, shumë probleme të tilla e kanë sjellë jetën e padurueshme të qytetarëve, ikjen e klasës intelektuale, shumica e njerëzve të profilit profesional nuk shohin perspektivë, andaj kjo ka bërë të mos ketë as liberalizim edhe për një kohë, se paku deri në fund të vitit 2019. Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, duhet të ndodhë një ndryshim i madh demokratik dhe qasje plotësisht e re zhvillimit të shtetit”, ka përfunduar analisti dhe njohësi i zhvillimeve juridike, Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test