Spiunë në AKI: Eksperti i sigurisë thotë se, kjo ju ka ndodhur edhe shërbimeve me traditë shekullore

Politika

Spiunë në AKI: Eksperti i sigurisë thotë se, kjo ju ka ndodhur edhe shërbimeve me traditë shekullore

Nga: D. B Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 09:49
AKI

Policia e Kosovës, të martën e javës së kaluar ka arrestuar 26-vjeçarin nga Prishtina, Edmond Jetullahu, nën dyshimin se me anë të një dokumenti të falsifikuar, kishte paraqitur veten si pjesëtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Jetullahu, ndaj të cilit Prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, dyshohet për kryerjen e veprave penale të "Spiunazhit", "Prezantimit të Rremë" dhe "Falsifikimit të Dokumenteve".

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka mohuar lajmet se Jetullahu, ka pasur qasje në dokumente apo informata top-sekrete që janë pronë e AKI-së.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një komunikatë për medie, ka thënë se E. J., dyshohet se duke e përdorur një dokument – vendim të falsifikuar, i përpiluar më datë 19.02.2018, kinse i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, me të cilin ka tentuar të abuzojë në forma të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme.  Për këtë çështje Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve me datë 12.12.2018. Prokuroria thekson se gjatë zhvillimit të hetimeve do të merren informacione dhe prova të cilat do të vërtetojnë se i njëjti e ka përdorur këtë vendim, apo vetëm ka tentuar ta përdorë dhe se të dyshuarit E.J. i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë vlerësime të ndryshme sa i përket këtij rasti.

Derisa njëra palë konsideron se kamuflimet apo prezantimet e tilla të rrejshme duhet parë si shqetësim serioz, sidomos kur depërtojnë në institucione shtetërore, pala tjerr thotë se ky rast nuk është i pazakonshëm, pasi kjo ju ka ndodhur edhe shërbimeve me traditë shekullore.

Image
Fadil Kajtazi

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe inteligjencës, Fadil Kajtazi, ka pohuar se stigmatizimi në këtë rast i drejtorit të AKI-së Shpend Maxhuni është i pa vend, pasi njëra nga punët e tij është zbulimi i të infiltruarve-spiunëve në radhët e institucioneve të Kosovës, që ky rast dëshmon se ai e ka bërë.

Sipas tij, tani kjo nuk është edhe një gjendje skandali, pasi shërbimet inteligjente kundërshtare dhe armiqësore detyrë parësore kanë infiltrimin e kundërshtarit.

“Kjo ju ka ndodhur edhe shërbimeve me traditë shekullore, si rasti i Kim Filbit, agjentit britanik të MI-6, i cili për vite të tëra kishte punuar për KGB. Edhe pse ky rast ende nuk është i qartësuar tërësisht, mënyra se si ju kanë qasur mediat dhe analist të ndryshëm z. Maxhuni është e gabuar. Sipas kësaj qasje i bie që AKI vetëm për të mos pasur "skandale" të këtij lloji duhet i le spiunët të veprojnë, në vend se të jetë e kundërta, që pavarësisht skandaleve që ndodhen me shtetasit turq, ku AKI u kritikua me vend, tani është rasti që ajo të lavdërohet dhe tani nuk është gjë e thjesht kapja e spiunëve”, është shprehur njohësi i çështjeve të sigurisë Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat