Skandali i Thaçit në Këshillin e Sigurimit

Politika

Skandali i Thaçit në Këshillin e Sigurimit

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 18 dhjetor 2018 Në ora: 21:18
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fjalimit të mbrëmshëm në Këshillin e Sigurimit, mbajti një fjalim “mbresëlënës”.

Pas deklaratave të homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq, i cili e akuzoi Kosovën për shumë çështje të rëndësishme, edhe Thaçi me një butësi u kundërpërgjigj.

Presidenti serb Vuçiq, foli për Ushtrinë e Kosovës, ku tha që është jashtë Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Ai nuk e la pa e përmend edhe taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës, ndaj produkteve serbe 100%.

Vuçiqi nuk e la pa e përmend dhe në këtë mënyrë tregoi se ai e kontrollon Kosovën Veriore.

Tregoi frikën e tij ndaj Ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij mund të futet ilegalisht në veri dhe në këtë mënyrë t’i terrorizoj banorët serb.

Pas kësaj, presidenti Thaçi në fjalën e tij, tregoi se Ushtria e Kosovës, është multietnike, e cila do t’i kontribuojë paqes në rajon dhe në botë.

Thaçi falënderoi shtetet e OKB-së, tha se shpreson që një ditë Ushtria e Kosovës do të jenë krahë për krahë me ushtrinë serbe duke i kontribuar paqes në botë.

Thaçi, tutje përmendi edhe krimet serbe të cilat janë të shumta në Kosovë.

Përmendi gjenocidin serb, masakrat me rend. Tha që asnjë serb nuk është dënuar për këto krime të cilat kanë ndodhur në shekullin e XX në Kosovë.

Presidenti gjithashtu tregoi se edhe vet ishte pjesëtar i veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke luftuar armikun shekullor serb. Ai shtoj se Kosova e ka miratuar edhe Gjykatën Speciale, për krimet e pretenduara në raportin e Dick Martyt.

Thaçi si asnjëherë më parë, foli në Këshillin e Sigurimit, duke akuzuar Serbinë, por këto është dashur të thuhen në çdo vend që i jepet mundësia të flet.

Ai për krimet serbe duhet përditë të flasë. Të ia tregoj botës së kush është Serbia, qysh tregoi që shteti serb ka dëbuar nga Kosova 1 milionë shqiptarë me dhunë.

Thaçi në çdo dialog që e bënë me Serbinë duhet që të flet për krimet e tyre. Vetëm kështu e tregon fortësinë e tij ndaj armikut serb.

E vërteta ta “mbytë” Serbinë, dhe kjo e vërtetë nuk duhet së ndaluari së folur para gjithë botës. Në Bruksel, në OKB,  në çdo intervistë dhënë medieve evropiane dhe botërore. Në çdo takim që e bënë me ndërkombëtarët, miqtë apo armiqtë e shqiptarëve. Kur themi armiqtë, e kam parasysh, takimet e presidentit Thaçi me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndoshta takimet e tilla janë të rralla, mirëpo nuk duhet harruar së përmenduri Serbinë, e cila ka kryer gjenocid ndaj popullit shqiptar.

Kjo është fushata më e mirë e Kosovës, kundër Serbisë. Kjo fushatë e Kosovës, në vendet perëndimore do të ketë ndikim.

Njerëzit e paqes, kur flitet për një shtet kriminel, i cili ka dhunuar mijëra gra, ka vrarë mijëra civil pleq, gra e fëmijë, ka bërë masakra të dhunshme, normalisht që në syrin e tyre do të shikohet për të keq.

Andaj, fushata më e mirë e Kosovës ndaj Serbisë, është përmendja e krimeve të tyre në secilën cep të botës.

Megjithatë, presidenti Thaçi, harroi të përmend edhe shumë gjëra të tjera gjatë këtij procesi. Ai për çudi nuk foli për taksën e Kosovës ndaj Serbisë. Apo nuk dëshiroi të flas për diçka që ka vendosur pa dëshirën e tij, kryeministri Ramush Haradinaj?

Thaçi nuk foli as për veriun e Kosovës, ku presidenti Vuçiq tha se, atje vetëm KFOR-i ka të drejtë të ushtroj ndikimin e saj.

Kjo është befasuese, që një president i vendit, të mos e kundërshtoj për tokën e shtetit të tij, një president tjetër që ka pretendime marrjen e një territori të huaj.

Pretendimet e Serbisë i dimë të gjithë, ata nuk kënaqen vetëm me veriun apo Kosovën. Ata me kënaqësi do e marrshin e tërë tokën shqiptare, deri në det!

Mirëpo, pretendimet janë vetëm dëshira të cilat as në ëndrra nuk plotësohen!

Andaj, mos deklarimi i Thaçit për Kosovën veriore, se Kosova ka të drejtë që ta shtrijë sovranitetin e saj në tërë territorin e Republikës së Kosovës, pra edhe në veri, është gjëja më skandaloze e Thaçit.

Shtrohet pyetja, se si mundet presidenti i Kosovës, të anashkaloj pjesën më të ndjeshme të territorit të Kosovës, Mitrovicën dhe komunat tjera të Kosovën Veriore.

Përveç kësaj, presidenti ka pas mundësi që në Këshillin e Sigurimit të thotë troç se, edhe Kosova Lindore, është territor i Kosovës, mirëpo pretendimet tona nuk janë që të uzurpojmë toka, por që tokat tona, shqiptare, t’i ruajmë, po të jetë nevoja edhe me luftë!

A po ndoshta, kryeministri Haradinaj, në Bruksel ia prishi planet Thaçit, kur tha se kushdo që flet për korrigjimin e kufijve është “armiku ynë”, duke iu referuar idesë së presidentit Thaçi.

Po, pra! Kjo është njëra ndër arsyet që Thaçi nuk foli as për taksën e as për Kosovën Veriore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat