Më 14 maj bota në lutje për zhdukjen e Koronavirusit

Religjion

Më 14 maj bota në lutje për zhdukjen e Koronavirusit

Nga: Don Lush Gjergji Më: 12 maj 2020 Në ora: 14:30
Don Lush Gjergji

Do tё jetё njё ditë agjërimi, bamirësie e lutjeje drejtuar Zotit Krijues pёr njerёzimin e goditur nga pandemia. Nisma, së cilës i ёshtё bashkuar edhe Papa Françesku, u nxit nga Komiteti i Lartë për Vëllazërimin Njerëzor. R.SH. - Vatikan.

Në një video të shpërndarë në gjuhë të ndryshme, Komiteti i Lartë për Vëllazërimin Njerëzor, kryesuar nga kardinali Miguel Angel Ayuso Guixot, i nxit "vëllezërit" që besojnë në Hyjin Krijues t’ia kushtojnë ditën e 14 majit tё ardhshëm një reflektimit e lutjes, pёr t’i kёrkuar Zotit qё tё marrё fund pandemia, qё Hyji i Tejlartё ta shikojё botën që po përballet me rrezikun e Covid-19, qё ta ruaj njerëzimin, ta ndihmojë për të kapërcyer pandeminë, t’ia kthejё sigurinë, stabilitetin, shëndetin dhe prosperitetin, dhe ta bëjë botën tonë, pas zhdukjes sё kёsaj pandemie, më njerëzore e më vëllazërore.

Gjatё lutjes mariane tё Mbretëreshës Qiellore të 3 majit, Papa Françesku ofroi mbështetjen e tij për kёtё nismën, duke u shprehur me këto fjalë:

"Meqë lutja është një vlerë universale, e pranova propozimin e Komitetit tё Lartë për Vëllazërimin Njerëzor në mënyrë që mё 14 maj tё ardhshëm, besimtarët e të gjitha feve të bashkohen shpirtërisht në një ditë lutjeje, agjërimi e veprash bamirësie, pёr t’ i kërkuar Zotit të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë pandeminë e koronavirusit. Mos harroni: mё 14 maj, të gjithë besimtarët, besimtarë të traditave të ndryshme, pёr t’u lutur, agjëruar dhe bёrё vepra bamirёsie”. Nga ana e tij, presidenti i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinali Migel Angel Ajuso Guixot, duke komentuar vullnetin e Papës për të pranuar propozimin e Komitetit të Lartë, vuri në dukje se si kjo pandemi është një rast i volitshëm për t’i rrënjosur në të ardhmen tonë vlera e vëllazërimit e tё bashkëjetesës. E mbi aderimin tashmë të shumta të personaliteteve në këtё nismё, para së gjithash, tё sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, i cili deshi të theksonte se si qenie njerëzore ne tё gjithё jemi një familje e madhe, dhe prandaj – tha - "është mirë që duke u nisur nga besimi i udhëheqësve fetarë, përmes grupeve dhe përgjegjësve tё jetës shoqërore e politike, tё jetё një moment i lutjes dhe i solidaritetit tё kërkuar qё tё marrё fund pandemia”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat