Besimet fetare pas vitit 1990

Religjion

Besimet fetare pas vitit 1990

Nga: Ragp Guraziu Më: 19 shtator 2020 Në ora: 08:51
Ragp Guraziu

Pas rrëzimit të regjimit komunist i cili ishte frymë materialiste dhe të tërë zhvillimin dhe jetën e bazonte në forcat e veta, përsëri ri filloi jeta kulturoro-fetare. Populli në këtë fillim të rrëmujshëm fetarë edhe për kundër asaj se kishin objektet fetare si dhe njohuritë për prejardhjen e tyre fetare përsëri ishin shumë të kufizuar në fenë e tyre.

Pse këtë shkrim?!

Sepse dita e premte,18 shtatorë, më shtyri ligjërata e imamit të xhamisë, ''Kadërie'', lagja e Muhaxherëve, teologu Baki Imeri që mbajti në Hydbe,se kërkojë nga xhemati t'i paguajnë anëtarësinë e obligueshme pasi, jo vetëm komunitetit mysliman ka këtë problem, por të gjitha fetë në Kosovë janë të pavarura nga shteti, po tani këto vitet e fundit, ka do lehtësime nga shteti, por këtu u preka keq kur dihet se mu ata që e praktikojnë ritet fetare, nuk paguajnë me rregull dhe ka te tillë edhe me vite nuk kanë paguar anëtarësinë, kur kemi parasysh se sa e sa familje jetojnë nga këto të ardhura mujore.

Besimet fetare pas vitit 1990

Tani a duhet edhe fetë të futen në arkën e shtetit siç kemi institucionet tjera shtetërore, dhe të mundësohet paga mujore si të tjerëve, dhe mbikëqyrjen nga shteti?

Gjatë kësaj kohe shumë misionarë të të gjitha besimeve fetare, grupacioneve tendencioze, sekteve të ndryshme zunë vend në Shqipëri duke proklamuar platformat e tyre duke përdoru metodat e shumta për të tërhequr rininë kah veti. Në këtë drejtim nuk kurseheshin as fjalët as investimet e shumta në drejtim të inicimit të rinisë për t'u bërë pjesë e tyre. Gjatë kësaj kohe rifilluan misionin e tyre edhe emisarët e njohur fetarë që për shkak të qëndrimeve të tyre fetare kaluan pjesë të jetës së tyre nëpër burgjet e komunizmit.

Edhe përkundër tendencave të grupeve të shumta të reja si dhe tendencave të mëparshme të njerëzve eminent (si Ismail Kadare dhe Ramiz Alia) për përdorimin e të gjitha metodave në vendosjen e krishterimit si besim të vetëm fetarë në Shqipëri përsëri kjo nuk ndodhi dhe në Shqipëri nga pabesimi ose hutia në pabesim populli në përgjithësi përsëri kaploi fenë Islame, Krishtere dhe Ortodokse.

Udhëheqësit fetarë të këtyre besimeve që ishin me ndikim dhe që kishin vuajtur nëpër burgjet e komunizmit për qëndrimet tyre fetar gjatë kësaj kohe ri filluan punën e tyre në ligjërimin e besimit të tyre, në ringjalljen e objekteve fetare, rindërtimin e tyre si dhe ndërtimin e objekteve të reja fetare në vendbanimet me mungesë të tyre. Këto aktivitete zakonisht janë zhvilluar me vetëfinancim ose të përmbajtura nga organizata fetare nga jashtë Shqipëria duke përmbajtur secila grupin e vetë fetarë.

Po kështu është përtërirë në mënyrë të dukshme Kisha Ungjillore e Shqipërisë, përmes misionarëve dhe bashkësive të krishtera ungjillore në të gjithë vendin sidomos në qytete.

Megjithatë, shoqëria shqiptare mbetet në shkallë të gjerë jobesimtare. Gallup, një nga organizatat më të mëdha dhe më serioze në zhvillimin e anketimeve, ka zhvilluar një anketim mbi besimin në shkallë botërore. Ky anketim nxori se Shqipëria bën pjesë në 14 vendet më jofetare në botë. Vetëm për 39% të shqiptarëve në Shqipëri, feja luan ndonjë rol në jetën e tyre, ndërsa pjesa tjetër prej 71 % nuk ndjek apo interesohet rreth ndonjë besimi fetar.

Vendi Po Jo Nuk e di/refuzoj

Letoni 39% 58% 3%

Shqipëri 39% 53% 8%

Hungari 39% 58% 3%

Luksemburg 39% 59% 3%

Rusi 34% 60% 9%

Bjellorusi 34% 56% 6%

Francë 30% 69% 1%

Vietnam 30% 69% 1%

Mbretëri e Bashkuar 27% 73% 1%

Hong Kong 24% 74% 2%

Japoni 24% 75% 1%

Danimarkë 19% 80% 1%

Suedi 17% 82% 1%

Estoni 17% 78% 6%

Gallup-Global-Reports

 

Në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë shqiptarë gjithashtu nuk janë pjesëtarë vetëm të një besimi fetar kështu që në Maqedoni shqiptarët janë të besimit Islam, Ortodoks dhe Katolik, në Kosovë gjithashtu shumica i takojnë besimit Islam (92 %) dhe nj[ pjesë atij Katolik, në Mal të Zi shqiptarët i takojnë besimit të Krishterë (70 %), dhe në Çamëri i takojnë besimit Islam dhe Ortodoks.

Toleranca fetare

Shqiptarët janë dalluar në shekuj për një tolerancë unike ndërfetare gjë cila ka lidhje edhe me vete historinë e pranisë dhe bashkëjetesës së besimeve të ndryshme fetare në trojet e populluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes së krishterimit administrativisht në dy pjesë, në ritualin roman (perëndimor) dhe atë bizantin (lindor) me anë të "vijës së Teodosit" që kalon diku mes lumenjve Shkumbin dhe Mat të Shqipërisë ashtu edhe si pasoje e përqafimit të islamit kryesisht për ti u rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke në fund të shekullit XVIII dhe XIX.

Shqiptaret kanë qenë tolerante dhe kurrë nuk kanë derdhur gjak për çështje fetare. Mark Milani, kryeministër i Malit të Zi pohon se "sa herë që ne përpiqeshim të ndërsenim në Shkodër katoliket kundër myslimaneve apo anasjelltas e kishim betejën e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjën kombëtare shumë më të fortë". Ekzistencën e tolerancës fetare e vunë re edhe fashistet italiane të cilët hartuan një strategji për ta ruajtur këtë ekuilibër sa që katoliket e ndjenë veten si të lëne pas dorë.

Prej fundit të mesjetës e këndej hapësira shqiptare ishte zonë ekuilibri ndërmjet dy perandorive më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Austro-hungareze. Midis këtyre dy perandorive janë nënshkruar disa marrëveshje, të quajtura "kapitulacione", të cilat rregullonin barazinë e ndikimeve, duke i njohur Perëndimit të drejtën e kujdesit për faltoret e të krishterëve, përmes doktrinës "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.

Në Shqipëri mund të gjesh shpesh dy fe (krishterim e islam) në një familje ose në një fis (Lurë, veri), ose dy fe në të njëjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterë e si mysliman, dhe bën ritet e festat fetare të të dy besimeve. Heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti lindi në një familje ortodokse, u bë mysliman në oborrin e sulltanit, u bë bektashi (ky ishte kusht për t'u bërë jeniçer), u kthye në Shqipëri dhe mori fenë e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet që të varrosej në një katedrale të të krishterëve katolikë (Lezhë). Njëri nga vëllezërit e Gjergj Kastriotit, përkundrazi, kërkoi të varrosej në manastiret e Athosit, një prej vendeve të shenjta të ortodoksisë.

Në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare, as në formë episodike. Është krejt normale që një shqiptar, nëse nuk i pëlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, të braktisë kishën dhe ta kërkojë lidhjen me zotin në xhami. Një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë klasike shqiptare, Pjetër Bogdani, në veprën e tij "Çeta e profetëve", citon krahas njëri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenën. Përkthyesi i parë i librit të shenjtë të myslimanëve Kur'an ishte i krishterë (Ilo Mitkë Qafëzezi).

Myslimanët shqiptarë festojnë Shën Gjergjin e Shën Mërinë, një pjesë tjetër Shën Nikollën e Krishtlindjet, kurse të krishterët u bëjnë vizita miqësore myslimanëve për festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).

Ka shumë raste të treguara dhe të jetuara kur priftit i është dashur të këndoje syret e Kuranit për të nderuar një mysliman të vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej dëborës apo motit të keq.

Në një qytet si Shkodra, ku popullsia myslimane është e përzier me të krishterë katolikë dhe ortodoksë, në ditët e ramazanit edhe tregtarët jo-islamikë ndalonin shitjen e mishit të derrit në dyqanet e tyre. Po në Shkodër kanë qenë familjet bujare myslimane që mbrojtën ndërtimin e kishës katolike kur disa fanatike filluan shkatërrimin e themeleve natën. Ndërtimet e kishës vazhduan kur bujaret myslimane dolën në mes popullit duke thëne “mos i preki njëri se këto janë themelet tona”.

Festat fetare në Shqipëri, qofshin ato të bashkësisë së krishterë, qofshin të bashkësisë myslimane, ruajnë gjurmë të periudhës politeiste mitologjike. Shqiptarët katolikë të viseve veriore ditën e Buzmit e kanë pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, por duke nënshtresuar në këtë festë edhe kultin e zjarrit. Shën Mëria e myslimanëve përkon me ditën e zanës - Dianës tek latinët - më 23 gusht. Bektashinjtë kanë kultin e Baba Tomorrit, që ngjason me kultin mitologjik të Olimpit grek. Një poet i krishterë i vuri për titull librit të vet emrin “Baba Tomorrit”. Kjo dhe të tjera tregon Shqiptarët kanë kultin e natyrës, festojnë ditën e malit apo të bjeshkës, mbajnë edhe sot gjarprin dhe dhinë si totem (hyjni mbrojtëse), kanë kult për zjarrin, për gurin, për ujin dhe bukën, për udhën dhe mysafirin, për tokën dhe qiellin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat