Unë jam mysliman dhe nuk dua asnjë thirrje muezini në Gjermani - sepse e di ku shpie kjo

Religjion

Unë jam mysliman dhe nuk dua asnjë thirrje muezini në Gjermani - sepse e di ku shpie kjo

Nga: Autori Ahmad Mansour, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja Më: 15 tetor 2021 Në ora: 10:44
Ahmad Mansour

A duhet të lejohen muezinët të thërrasin për namaz në qytetet gjermane? Unë jam mysliman dhe akoma them: Jo! Por në vend që të diskutojë gjëra të tilla, Gjermania duhet t'i përgjigjet më mirë një pyetjeje shumë më themelore në marrëdhëniet e saj me Islamin.

Gjatë valës së parë të Coronës në pranverën e vitit 2020, një xhami në Neukölln, në bashkëpunim me politikën lokale, doli me idenë e përdorimit të thirrjes së muezinit në shenjë solidariteti. Si rezultat, qindra të rinj qëndruan para xhamisë, u dhanë pak rëndësi rregullave të zbatueshme të distancës dhe i festuan thirrjet e muezinit si një fitore personale për veten dhe fenë e tyre.

Shumë prej tyre, veçanërisht ata që janë të përfshirë në Islamin politik, çdo veprim që çon në një shikueshmëri më të madhe publike të kuptimit të tyre aktual të Islamit, do të thotë një fitore. Ky kuptim i Islamit kërkon ekskluzivitet për veten dhe pasuesit e tij dhe ka një mentalitet pretendues. Për ta nuk ka të bëjë fare me barazinë ose tolerancën e feve dhe bashkëjetesën e tyre, por vetëm për më shumë dukshmëri, më shumë fuqi dhe më shumë mundësi për infiltrim.

Thirrjet e Muezinit në Gjermani nuk do të çojnë në më shumë tolerancë, por në më shumë ndarje

Dhe ndërsa politikanët e Berlinit festuan aksionin si një shenjë solidariteti, tolerance, hapjeje dhe diversiteti, imazhet nga kjo rrugë anësore e Berlinit shkuan nëpër botë. Në disa pjesë mesazhi nuk u kuptua si një shenjë e hapjes dhe solidaritetit. Por si një fitore skenike e një kuptimi politik dhe më pak tolerant të Islamit me përpjekjet e tij të pandërprera për të pohuar veten me të gjitha mundësitë, edhe jashtë kufijve të tij historikë.

Dhe para se të marr pretendimet jo të reja, por gjithsesi të shumta se jam urrejtës i Islamit, intolerant ose skllav i shtëpisë që i ther pas shpine komunitetin e tij. Jo! Unë vetë jam mysliman dhe jam mirënjohës që mund të jetoj në një vend, ku dikush mund të zgjedhë dhe praktikojë lirshëm fenë e tij.

Unë jam mirënjohës që jam në gjendje të jetoj në një vend ku fetë lejohen të bashkëjetojnë në të njëjtat kushte. Unë nuk urrej, mendoj, bëj pyetje, shikoj çështjen nga një perspektivë e brendshme dhe kritikoj një veprim, sepse besoj fuqimisht se nuk do të çojë në më shumë hapje dhe tolerancë, por përkundrazi, në më shumë ndarje.

Në mëngjes ata kërkojnë barazi, në mbrëmje ata propagandojnë Islamin si e vetmja fe e vërtetë

Me këto pretendime dhe këto mendime, nuk duket e habitshme që këta janë të njëjtët njerëz, që kërkojnë thirrje muezini në emër të barazisë në një mëngjes dhe flasin për Islamin, si e vetmja fe e vërtetë në të njëjtën mbrëmje. Çdo kritikë ndaj kuptimit të tyre të Islamit përgjigjet me reagime agresive dhe kërcënuese.

Dhe në vend që të tregojnë hapur ndaj ankesave në radhët e tyre, në vend që të kërkojnë dialog, diskurs mbi shtypjen e grave, homofobinë, antisemitizmin në emër të kësaj feje, ata shpejt bëhen fyes dhe shpifës.

Debati i Muezinit në Këln: simbol i një kulture të sëmurë të ligjërimit

Debati për muezinin në Këln është një simbol i një kulture të sëmurë të ligjërimit kur bëhet fjalë për tema si Islami . Nga njëra anë ka nga ata që shpresojnë për më shumë tolerancë me veprime të tilla: Ata shqetësohen vetëm për veten dhe ndjenjën e të vepruarit më mirë dhe të qenit më moral.

Ata nuk guxojnë të formulojnë një kërkesë për më shumë tolerancë dhe diversitet nga ana e Ditib. Një shoqatë që shfaqet përsëri dhe rregullisht me një mentalitet pretendues dhe është bërë vazhdimisht e dukshme përmes nxitjes kundër të krishterëve, hebrenjve dhe muslimanëve liberalë.

Çfarë nënkuptojnë kontaktet e drejtpërdrejta me Erdoganin , gjuetia për kritikë, çështjet e spiunazhit dhe një kuptim i ngurtë i Islamit që flasin me besim për pushtim në krahasim me skenat e mundshme të politikës, si një luftëtar guximtar për diversitet.

Nga ana tjetër, ka racistë që i shohin myslimanët dhe Islamin si një grup homogjen dhe duan që ky grup në tërësi të largohet nga vendi sot sesa nesër. Muezini, xhamia, shamia dhe thjesht ekzistenca e muslimanëve në Gjermani shihet tashmë një provokim.

Gjermania po e humb një mundësi të madhe për herë të njëzetë

Një debat i diferencuar dhe kritikë e përshtatshme? Asgjë! Kjo mund të shkaktojë një stuhi të turpshme, të rrezikojë ftesën tjetër në festën verore të Presidentit Federal dhe të njollosë imazhin e dikujt si një tolerant i shenjtë. Të tjerët më mirë duhet të ndoten! Të cilët u quajtën shpejt si trazirë, urrejtës të Islamit dhe radikalë të krahut të djathtë.

Dhe kështu për herë të shumëfishtë Gjermania humbi mundësinë për të përmirësuar marrëdhëniet midis Islamit politik dhe demokracisë, për të formuar të ardhmen e një shoqërie multi-fetare dhe për të sqaruar pyetjen se çfarë roli duhet të luajnë fetë në Gjermani dhe Evropë në funksion të një pasigurie identiteti.

Bëhet fjalë për një pyetje më themelore të cilës Gjermania nuk dëshiron t'i përgjigjet

Në fakt, ngjarje të tilla janë një pikë e dhimbshme për çdo evropian sepse i detyrojnë ata të reflektojnë mbi identitetin e tyre dhe duhet të marrin një vendim: A është Evropa e krishterë? Laik? Çfarë identiteti dëshiron të kultivojë, evokojë Evropa, apo duhet të shihen dhe trajtohen të gjitha fetë në të njëjtën mënyrë? Dhe nëse po, sa të dukshme duhet të jenë fetë, çfarë marrëdhënie duhet të ketë politika?

Evropa dëshiron t'i shmangë këto pyetje të rëndësishme, t'i injorojë ato dhe nuk është gati t'i shkoi deri në fund. Sepse në çështjen e dukshmërisë së Islamit në Evropë fshihet çështja e identitetit të Evropës. Dhe përderisa Evropa nuk gjen një përgjigje ose nuk dëshiron të gjejë një përgjigje, debate të tilla trajtohen si një përfaqësues, duke krijuar pasiguri dhe bezdi.

A mundet një shtet federal si Berlini të financojë ndriçimin e Krishtlindjeve nga paratë e taksapaguesve? Dhe nëse po, a duhet të bëjë saktësisht të njëjtën gjë në Ramazan? Përderisa këto pyetje nuk diskutohen dhe sqarohen hapur, gjithmonë do të ketë debate që jo vetëm që nuk do të çojnë në asgjë, por do të përdoren dhe abuzohen përsëri nga përfaqësuesit e Islamit politik, në mënyrë që të fitojnë më shumë vëmendje. Dhe kështu ata përpiqen të fitojnë të paktën muslimanët në Evropë për një identitet njëdimensional konservator islamik.

Rreth kolumnistit

Ahmad Mansour, jeton në Gjermani qe 14 vite, është emri dhe drejtori menaxhues i nismës Mansour për promovimin e demokracisë dhe parandalimin e ekstremizmit. Si një palestinez i ri në Izrael , Ahmad Mansour përpak sa sishte bërë një  islamist radikal . Sot ai është një nga ekspertët më të rëndësishëm të islamizmit në Gjermani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat