Çifti martesor Gjon Krasniqi dhe Zojë Marniku morën bekimin apostolik nga selia e shenjtë-Papa Françesku

Religjion

Çifti martesor Gjon Krasniqi dhe Zojë Marniku morën bekimin apostolik nga selia e shenjtë-Papa Françesku

Nga: Lekë Mrijaj Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 23:51
Gjon Krasniqi

Nga Selia e Shenjtë Vatikani-Papa Françesku i është dhënë një mirënjohje Bekimi Apostolik për me shumë Hire Hyjnore për njeriun e devotshëm mendjemprehtë dhe të një humanisti të grigjës së tij, z. Gjon Krasniqin dhe bashkëshortes së tij zonjës Zojë Marnikut të cilët veq tjerash dhanë një kontribut simbolik: Në vënie të një guri themeltar në themelet e Pjetër Shkëmbit në ndertim të Kishës së Shën Antonit në Gllogjan të Pejës- Dioçeza Prizren-Prishtinë.

Këtij çifti të mrekullueshëm martesor dokumenti i Bekimit Apostolik iu është ndarë për kontributin e tyre të dhënë për Fe, Shpresë e Dashuri, pikërisht në kuadër të tridhjetë e pesë vjetorit të martesës së përbashkët, të kurorëzuar në Kishën e "Shën Antonit" në Gllogjan të Pejës, i cili i është dorëzuar nga dom Pal Tunaj, famullitar i Kishës në Gllogjan të Pejës.

Konkretisht në dokumentin origjinal të Papa Françeskut thuhet në italisht: "Sua Santità Papa Francesco di cuore imparte l’implorata Benedizione Apostolica a Gjon Krasniqi e Zojë Marniku, in occasione del 35° Anniversario di Matrimonio e invoca sulla loro famiglia nuova effusione di grazie celesti per una costante crescita nella fede e nell'amore, Sant'Antonio di Padova , Pejë-Gllogjan, Kosovo. 13 giugno 2020".

Dokumenti i Bekimi Apostolik i Papa Françeskut i përkthyer nga origjinalja në gjuhën shqipe: "Shenjtëria e tij Papa Françesku i jep me zemër Bekimin Apostolik Gjon Krasniqit e Zojë Marnikut, me rastin e përvjetorit të 35-të të martesës dhe thërret për familjen e tyre një derdhje të re hiresh qiellore për rritje të vazhdueshme në besim dhe dashuri, Shën Antoni i Padovës, Pejë - Gllogjan, Kosovë. 13 Qershor 2020".

Fjala e z Gjon Krasniqit pas pranimit të dokumentit - Bekimit Apostolik i cili dokument i është dorëzuar pas Eukaristisë së shenjtë të ditës së diel me 7 nëntor 2021: "Gjatë rrugëtimit jetësor 60 vjeçar, kam pranuar shumë dhurata, mirënjohje dhe falënderime, por kjo është dhurata me e çmuar qe më jepet në Kishën Shenjtë, ku i kam marrë të gjitha Sakramentet Shënjte. Të faleminderit Don Pali për ketë dhuratë, jeni njerëzit më të mirë, jo për faktin që jeni dajallarët e mi, nipat e mi, miqtë e mi, kumbarët e mi, vëllezërit e motrat e mija por që nga ju duhet të mësojnë shumë famulli, për qëndresën, bujarinë ,mirësinë, respektin, Zoti ju bekoftë e ju ruajt gjithë jetën".

z. Gjon Krasniqi është një atdhetar e kulturolog i shkëlqyeshëm i cili veç tjerash ka pasion edhe artin pamorë njëkohësisht për talent ka pikturën që nga vegjëlia, pra ka realizuar shumë e shumë vepra të artit pamorë. Është i lindur në Nepole të Lugut të Baranit të Pejës, e qe për afro katër dekada jeton dhe vepron në Zvicër. Është një nga Pinjollët e Markut Zef Smajlit - Krasniqi, i cili qe nga kohët e hershme ka dhenë një kontribut të shquar, qoftë në rrafshin kombëtar, fetar, kulturor e njerëzor gjë që edhe Këshilli i qarkut të Lezhës që drejtohej nga dr. Pashk Gjoni, para disa vitesh i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi”. Ndërsa bashkëshortja e Gjonit-Zojë Marniku është e bija e Mark Gjon Marnikut e lindur në Krushevë të Madhe të Klinës. Pikërisht rrjedh nga një familje me vlera fetare, atdhetare e njerëzore...

E them me plotë përgjegjësi se çdo mirënjohje është e mirëseardhur por kur vjen nga Selia e Shenjtë pikërisht nga Papa Françesku është nder jo vetëm për të Bekuarit Apostolik por edhe për komunitetin dhe mbarë të dashurit e tyre-miq e farefis e famullia e "Shën Antonit" nga Gllogjani i Dukagjinit.

E gëzofshi mirënjohjen - Bekimin Apostolik të Papa Françeskut. Gëzuar!!!

Image
Papa Françesku
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat