Sot, ky mesazh peshon më rëndë se kurrë ndonjëherë. Si asnjëherë më parë, populli i Dardanisë(Kosovës) dhe mbarë kombi ynë shqiptar gjendet përpara një etjeje të madhe shpirtërore.
Ne kemi nevojë për dritë që të dëbojë errësirën e kohës, kemi nevojë për Fjalën e gjallë të Krishtit për të udhëhequr hapat tanë, dhe mbi të gjitha, për një liri shpirtërore e paqe të brendshme që asnjë sistem njerëzor nuk mund ta ofrojë. Kthimi te komunikimi direkt dhe personal me Zotin është çelësi i ringjalljes dhe shpresës për kombin tonë.[Gjon Keka]
