Zoti, fetë dhe njerëzimi!

Religjion

Zoti, fetë dhe njerëzimi!

Nga: Leon Duhanaj Më: 31 mars 2022 Në ora: 13:11
Leon Duhanaj

Nëse Zoti, krijuesi i gjithësisë ka projektuar jetën mbi tokë dhe, nëse gjithçka që ekziston është rezultat i vullnetit të Tij, pse njerëzit në emër të Tij mundohen ta ndryshojnë vullnetin e Tij?!

Ku po mbetet besimi në Zot i atyre që 24 orë thirrën në emrin e Tij?

Pse disa njerëzve dhe prijësve fetarë u pengon vullneti i Zotit?

Ai mË pasë dashtë i kishte krijuar të gjithë njerëzit si ju, priftërinj, hoxhallarë, pastorë, popa etj etj.

A mos vallë me bindjet tuaja po zgjateni pal sa shumë në dritare.

Kush ua jep ju të drejtën për ta përcaktuar fatin dhe të ardhmen e njerëzve?

Edhe me shqetësuese paraqitja e deputetëve, shumica prej tyre  kanë gojën plotë me thirrje për të drejtat e njeriut, përderisa krekosen dhe marrin vendime  negative e mbi fatin e njerëzve.

Martesa civile, nuk është gjë tjetër pos një marrëveshje, një kontratë në mes dy njerëzve.

Nuk ka she nuk guxon të ketë dallim tek njerëzit. Janë ata të seksit të kundërt, apo të njëjtë.

 Martesa civile nuk ka të bëj asgjë me fetë dhe besimet në to.

Martesa civile rregullon mënyrën e jetesës në bashkësi, si dhe sanksionon të drejtat dhe detyrimet në qift dhe karshi shoqërisë.

Ata të cilët dëshirojnë të jetojnë sipas fesë që i përkasin, e kanë mundësinë ta bëjnë ketë pranë institucioneve fetare, por assesi në institucionet e shtetit sekular!

Shumë deputet, të cilët për agjenda antishqiptare promovojnë shkeljen e të drejtave të fëmijëve femra duke promovuar mbulesat, në emër të drejtave të njeriut, dje shkelen mbi vlerat  njerëzore duke paragjykuar ndjenjat dhe bindjet e njerëzve në moshë të pjekur.

A nuk është kjo në kundërshtim të plotë me vullnesën e Zotit?

Apo nuk e konsideroni edhe vetë Zotin të paaftë për t'i kontrolluar zhvillimet njerëzore dhe keni shprehur vullnet t'ia merrni edhe disa kompetenca!

Është vërtetë për keqardhje kjo sjellje e deputetëve në kuvend, e aq me shumë e disa "shkencëtarëve" , të cilët dy fjalë nuk dinë me i ngatërruar por secilën prej tyre e mbështjellin me "shkencë".

Kryeministri Kurti, e ka fuqinë e marrjes së vendimeve. Një grup parlamentar që nuk guxon as të mendoj, e lere ma të marrë vendime pa vullnetin e liderit, nuk merr vendime pa bekimin e tij.

Pra çdo dështim në vendimmarrje në Kuvend dhe Qeveri, është ekskluzivisht  përgjegjësi e Kryeministrit Kurti dhe lidhjeve të tij me agjenturat të cilat ja sigurojnë përkrahjen.

Kryeministër,  merre vendimin nëse Guxon!

Njëherë guxon, por pastaj edhe s'mundesh ma!

A po i bien kështu disi?.

Kjo është Kosova e agjenturave. Kjo është Kosova shoqëria e së cilës  ka shitur gjithçka njerëzore, edhe vetë shpirtin!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat