A duhet besimi fetar të jetohet këtu dhe tani?

Religjion

A duhet besimi fetar të jetohet këtu dhe tani?

Nga: Hamdi Rafuna Më: 13 gusht 2022 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

“Shumë besimtarë musliman kan probleme t’përshtatjes me demokracinë europiane dhe botërore. Shumë të krishterë përjetojnë se shoqëria e tyre po largohet nga besimet e tyre të fëmijërisë, atëherë kur Bibla u jepte përgjegje, por jo për të shumicën e gjërave”. Shumë ortodoks në bashkëpunim me fenë e tyrr, realizojnë plane hegjemoniste!

Në këtë drejtim edhe në kurrizin e kombit shqiptarë rëndon një besim fetar ndryshe, dhe kjo është një nëpër këmbëmbje e dhunshme e traditës së babagjyshërve tanë! Diçka arkaike për kohën në të cilën jetojmë!

Është e vërtetë se sot nuk gjendet njeri normal që dëshiron t’i bëjë për vete fjalët e Djatës së Vjetër, ku personat e të njëjtit seks bëjnë dashuri dhe martohen, pastaj për fajin kësaj lindjeje gjenetikisht të gabuar, u vjen kërcnimi me vdekje nga ligjet fetare!

Kohët ndryshojnë dhe fjalët e “qartë” të Biblës bëhen më pak të qarta përballë një realiteti të ri shkencor dhe intelektual!

Parimet e interpretimit mbrenda traditës te besimi musliman janë të gjata dhe të ndërlikuara! Mënyra, fjalë për fjale e leximit të Kuranit është më e zakonshme, dhe kjo metodë historike-kritike, konsiderohet tepër heretike.

Ndryshe nga të krishterët që nuk mund t’i referohen Dhjatës së Re për të gjetur prova për fuqinë e kësaj bote, dhunën dhe luftën, myslimanët mund t’a gjejnë si dëshmi në Kuran!

Pra është koha që edhe myslimanët duhet të pajtohen me aspektet e dhunshme të fesë së tyre!

Pra fundamentalizmi i tyre i dhunshëm është në garë për të vendos agjenda të trazirave në Europën multikulturore dhe më gjerë!

Myslimanët duhet të pranojnë se libri i tyre i shenjtë duhet të trajtohet si tekst historik i shkruar nga njerëzit e kohës.

Si duket, koha është vonuar për t’u marrë me pagabushmëritë e Kuranit dhe të Biblës. Pra feja duhet të jetohet këtu dhe tani.

Zoti/Allahu është një sens i përbashkët personal, ndoshta sens i shëndoshë që mund të përdoret për një dialog të frytshëm dhe luftë kundër fundamentalizmit.

Si njerëz të kësaj bote, kemi nevojë për njohuri shkencore të cilat shikojnë vetëm përpara për gjithë njerëzimin”!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat