Dy-tri fjalë për shaminë

Religjion

Dy-tri fjalë për shaminë

Nga: Skënder Hoxha Më: 13 gusht 2022 Në ora: 11:44
Skënder Hoxha

Ka kohë që po bëhen biseda, besa edhe debate goxha të nxehta, rreth bartjes apo mosbartjes së shamive nga nxënësit e niveleve të ndryshme, studentve etj.

Mua më duket se po na mungon angazhimi i përkushtuar i mësimdhënësve për t'ua shpjeguar nënësve, studentëve etj. se shamia të cilën pretendojnë ta mbajnë nuk është pjesë e veshjes tonë tradicionale, as më të vonshme, as të sotme, por, fundekrye ësht model i huaj e i bartur tek ne! Këto shami, me formën dhe rolin që bëjnë tek femrat, përkundrazi na kthejnë në përkufizime të padrejta e të pavlera të pamjeve të femrave tona!... Ato nuk e meritojnë këtë. Që i bie se edhe ato janë të joshura apo edhe të mashtruara.

Në anë tjetër, nëse pretendohet se këto shami kanë rëndësi fetare, le të shpjergohet haptas rolii tyre, por jo! Andaj, të bartësh një rrobë në trup e të mos e dishë se pse po e bart atë, është edhe më keq, është naivitet, është kthim prapa! Më mirë është që fëmijët tanë - vajzat tona, nxënëse, studente etj. t'i edukojmë që të bartin rroba tamam sikurse ka hije e jo asosh që zbulojnë edhe pjesë intime të tyre, sesa të merremi edhe punë shamish që mbulojnë pjesët që i la edhe zoti të zbuluara!

Ndaj, unë ndaj mendimin se vajzat - nxënëset, sidomos ato në nivelin parauniversitar në shkolla të mos mbajnë shami të tilla, sepse, sië thotë populli, ato dy – tri, më pak apo më shumë në një paralele, do tshin “si dhitë ndër dele”, mbase do të shikoheshin me një sy tjetër nga shoqet dhe shokët e klasës, me një sy përbuzës. Përndryshe, nëse mosbartjen e shamisë dikush do ta quante si "ndalim"apo “kufizim i të drejtave”, atëherë vajzat mbi moshën 18 vjeçare le të vendosin vetë!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat