El Mundo: Hashim Thaçi, një ish-kryengritës që po vendos paqen në Kosovë (Foto)

Religjion

El Mundo: Hashim Thaçi, një ish-kryengritës që po vendos paqen në Kosovë (Foto)

Më: 10 prill 2016 Në ora: 18:37

Pas inaugurimit President i Republikës së Kosovës, mediet spanjolle e kanë quajtur Hashim Thaçin një ish-kryengritës, i cili po vendos paqen në Kosovë.

Ish-komandanti kishte nisur luftën në vendlindje.

Hashim Thaçi, i cili njihej me nofkën “Gjarpri” kur gjatë viteve të nëntëdhjeta luftonte kundër forcave serbe, i priu përpjekjes vendimtare që lidhte fatin e tij dhe të Kosovës, shtetit që u lind pas shpalljes së pavarësisë tetë vjet më parë, shkruan El Mundo.
Me gaz lotsjellës u tentua që të njollosej ceremonia solemne presidenciale të premten që shkoi dhe në të cilën u konfirmua rezymeja e pasur e Thaçit: udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave të Millosheviqit, kryeministër në vitit 2008, i cili e ngriti flamurin e një shteti të ri në mes të Evropës, njeriu i cili dinte të shtrëngonte duart me armikuan për të negociuar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kryediplomati të cilin e akuzonin për krime lufte, duke përfshirë trafikun e organeve, shkruan kjo medie spanjolle.

Përballja me të shkuarën

Thaçi ka mohuar akuzat dhe madje e mirëpriti themelimin e një gjykatë në Hage, e cila do të hetonte akuzat lidhur me të kaluarën e tij: “Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Kjo është një mundësi për të adresuar të shkuarën, të shikojmë nga e ardhmja dhe të shpjegojmë se lufta ishte një luftë e drejtë”, kishte thënë Thaçi për BBC-në.

Krerë të shteteve dhe diplomatë iu bashkuan atij të premten në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, të cilëve i rrodhën lotët për shkak të gazit lotsjellës. “Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë në fazën e pajtimit mes dy shteteve”, tha presidenti 47-vjeçar për agjencinë e lajmeve Reuters. “Kosova nuk i përket një komuniteti me shumë sesa ndonjë komuniteti tjetër. Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj”, deklaroi ai, raporton e përditshmja e njohur spanjolle “El Mundo”.
Paqen po orvatet ta ngulfatë opozita nacionaliste, e përqendruar përreth Vetëvendosjes, e cila kishte vënë në zjarr ndërtesën e Qeverisë. Një pjesë e shqiptarëve të këtij vendi të vogël ballkanik e kishte konsideruar si tradhti Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, e cila i kishte dhënë disa të drejta pjesëve të Kosovës më shumicë serbe.

I vënë në shënjestër nga një numër i popullsisë vendore, pra, ironikisht, në lëkurën e paraardhësit të tij, Ibrahim Rugovës, liderit historik të një rezistence paqësore kundër Serbisë, të cilën edhe Rugova atëbotë e kundërshtonte.

Integrimi në Evropë

Megjithëse ka kaluar në periudhë jo të lehtë kur Kosovën, edhe pse e kanë njohur 111 shtete, ende nuk e kanë njohur pesë vende të BE-së, Spanja, Rumania, Greqia, Qipro dhe Sllovakia, si dhe përpjekja e pasuksesshme për anëtarësim në UNESCO dhe vonesa në heqjen e liberalizimit të vizave, që është vështirësuar veçanërisht si rezultat i valës së jashtëzakonshme të refugjatëve në Evropë, presidenti Thaçi, i cili i priu arritjeve kryesore të shtetit të tij, tani do t’i prijë edhe në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës. “Objektivi ynë është integrimi në BE dhe NATO”, ritheksoi Thaçi të enjten gjatë betimit të tij në Kuvend si president i ri i vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat