Daily Mail: A po bëhet Kashmiri si Kosova dhe Serbia si India?

Religjion

Daily Mail: A po bëhet Kashmiri si Kosova dhe Serbia si India?

Nga: Fitim Dika Më: 20 prill 2016 Në ora: 12:27

Një ndër gazetat më të lexuara britanike Daily Mail, ka bërë një artikull ku bën krahasime mes Kashmirit dhe Kosovës. Shkrimi është shkruar nga Umair Khalid dhe përshtatur nga botasot.info.

Duke kryer një rezyme për “kasapin Slobodan Milosheviç dhe shpërbërjen e përgjakshme të Jugosllavisë multi-etnike,” shkrimi më pas ndalet duke treguar se Republika e Kosovës e mban emrin nga “Kosovo Polje” që don të thotë Fusha e Zogjve të Zi.”

Centralizimi i pushtetit dhe fjalori i ashpër milosheviçian ngriti vetëdijen e shqiptarëve duke krijuar UÇK-në, që filloi të sulmojë zyrat shtetërore. “UÇK-ja u bë si mushkonjë për ushtrinë serbe, sipas fjalisë së urtë butaneze: -Kur mushkonja vjen në shtratin tënd, kupton se dhuna nuk është përgjigjja për të gjitha problemet tuaja.”

Lidhja mes Kosovës dhe Kashmirit

Tani politikë të ngjashme sipas Daily Mail shihet edhe mes Indisë dhe Kashmirit, duke përdorur fjalorin kërcënues dhe propagandues. Në vend të politikave integruese dhe barazuese, India po përdor fjalor të mbështetur te “historia e lavdishme”, duke krijuar një sistem selektiv në bazë të etnisë dhe religjionit.

“Kjo duhet të merr fund. Milosheviçi shkatërroi Serbinë duke përdorur politikën e viktimizimit të shumicës. Dhe ai humbi Kosovën. Nëse ne nuk mësojmë nga kjo urrejtje etnike, rrezikojmë të na ndodh i njëjti skenar me Indinë, dhe Kashmirin./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat