Pyetjet më të sikletshme rreth seksit që njerëzit u bëjnë ekspertëve

Seksi

Pyetjet më të sikletshme rreth seksit që njerëzit u bëjnë ekspertëve

Më: 18 maj 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Bisedat rreth seksit po bëhen gjithnjë e më prezente dhe të hapura krahasuar me pak kohë më parë. Gjithsesi, edhe pse tani jemi në një fazë ku ndihemi shumë rehat kur diskutojmë çështje të ndryshme të saj, komplekset janë aty. Derisa shfaqen një ditë në formën e pyetjeve të çuditshme që i bëhen ekspertëve të seksit.

1. A mos po masturbohem shumë?

Një nga pyetjet më të sikletshme që marrin ekspertët e seksit nga pacientët e tyre është kjo. Prandaj, ata duan t’u thonë njëherë e mirë të gjithëve se të gjitha zakonet e masturbimit janë normale. Gjithashtu është komplet normale që dikush të masturbohet shpesh, rrallë apo edhe fare.

Megjithatë duhet të merret në konsideratë "varësia" nga masturbimi: 

Çfarë është dhe cilat janë simptomat e varësisë nga masturbimi

2. A do të më bëjë vibratori të humbas ndjeshmërinë më vonë?

Përgjigja e shkurtër është JO!

3. A ka diçka për t’u shqetësuar që fantazitë e mia seksuale janë të çuditshme?

Kjo pyetjet është një tjetër në listën e më të shpeshtave, por gjëja e fundit për të cilën duhet të shqetësoheni. Fantazitë ndodhin në kokën tënde dhe çfarë ndodh atje brenda është për ju dhe vetëm për ju.

4. Si mund ta zmadhoj penisin?

Sipas ekspertëve gjithçka që keni dëgjuar, që nga barnat deri tek kremrat nuk do të bëjnë punë. Këshilla e tyre është e thjeshtë: mos kërkoni ta rrisni.

5. Nëse më shijon paraloja rreth zonës anale do të thotë që jam gay?

Kënaqësia që vjen nga një aktivitet seksual nuk përcakton asgjë për ju. Mos harroni se të qenit homoseksual është një orientim seksual që do të thotë se njeriu në fjalë nuk ka asnjë tërheqje për gratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat