Tradhti e dyfishtë/ 48 vjeçarja tregon se si burri është duke e tradhtuar me motrën e saj

Seksi

Tradhti e dyfishtë/ 48 vjeçarja tregon se si burri është duke e tradhtuar me motrën e saj

Nga: Bota sot Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 22:30
Ilustrim

E dashura psikologe: Ka disa vite që burri im nuk është i aftë që të bëjë marrëdhënie seksuale, por kohëve të fundit është duke bërë aktiv. Jam duke dyshuar se ai është duke më tradhtuar me motrën time.

Një ditë kur e mora veturën e tij kam gjet Viagra.

Unë jam 48 vjeç dhe ai është 53 vjeç.

Kemi 18 vite të martuar. Gjatë këtyre viteve të martesës, ne kemi bërë dy djem. Njëri është 14 vjeç dhe i vogëli 12 vjeç.

Ne asnjëherë nuk kemi përdorur pilula, përkundër që kemi 3 vite që nuk kemi bërë seks, për shkak të problemeve të tij seksuale.

Fillimisht, kam menduar që ai do të sugjerojë që të pijë Viagra, por kanë kaluar tashmë disa muaj, dhe ai nuk thotë asgjë.

I kam kontrolluar pilulat e tij, dhe e kam vrenjtur se 3 nga to mungojnë.

 Kohë të fundit, jam duke i përcjellë veprimet e tij, dhe kam vërejtur shenja, për të cilat mënoj se ai mund të ketë një lidhje tjetër.

Ai është duke mbajtur dietë, ka filluar edhe të vrapoj. Gjithashtu, është më i kujdesshëm me pamjen e tij, ndërkaq është duke e përdorur telefonin e tij në mënyrë sekrete.

E kam pyetur atë disa herë, nëse ai dëshiron të flas për ndonjë gjë, si dhe e kam pyetur për ndonjë lidhje, por ai e mohon në mënyrë kategorike.

Disa javë më parë, kam zbuluar se e ka vizituar qytetin ku jeton motra ime.

Ajo është 41 vjeçe, dhe ne kurrë nuk kemi pasur marrëdhënie të mira.

Gjithmonë e kam vërejtur mënyrën se si e shikon burri im atë.

Një ditë e pyeta burrin tim se a kishte shkuar te shtëpia e motrës time, ai pranoi, por tha që vetëm e kishte pirë një çaj me të.

Jam duke dyshuar se ai tashmë e ka edhe një telefon tjetër. Sipas një aplikacionit që e përdora një ditë në telefon, zbulova se ai qëndroi gjithë pasditen në lagjen se ku banon motra ime.

Ai më tha se  e kishte vizituar një shokë të tij, që kishte pësuar një aksident me motoçikletë.

Shpesh herë, më vjen të ballafaqohem me të, për ta pyetur për pilulat që i kam gjetur në veturën e tij.

Përgjigjja e psikologes: Duke luajtur rolin e detektives, nuk është mënyra më e mirë për të zbuluar të vërtetën.

Ndoshta, ai është duke përdorur Viagra për ta kënaqur vetveten.

Por, ti nuk do të jesh në gjendje t`ia falësh. Tregoj atij, që i keni gjetur pilulat në veturën e tij.

Thuaj që u befasove dhe mos i thuaj asgjë tjetër. Ai do ta shpjego se çfarë misteri qëndron prapa tyre.

Ndërkohë, shpjegojani se jeni e bindur që ai ka një marrëdhënie me motrën tuaj.

Qëndro e qetë, por thuaj gjërat që ju shqetësojnë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat