Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë menjëherë pas seksit

Seksi

Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë menjëherë pas seksit

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:52
Ilustrim

Në momentet e para menjëherë pas seksit, ka shumë gjasa që të shijoni vërshimin e hormoneve që ju bëjnë të ndiheni të përgjumur dhe të relaksuar. Por edhe nëse ndiheni të lodhur, ka disa gjëra që duhet të shmangni.

Mos harroni të përdorni tualetin

Mund të mos ndiheni seksi duke u larguar menjëherë nga partneri për të përdorur tualetin, por zbrazja e fshikëzës pas seksit është vërtet e rëndësishme. Aktiviteti seksual mund të lëvizë bakteret në uretër, gjë që mund të çojë në infeksione të fshikëzës ose në infeksione të traktit urinar.

Mos përdorni produkte aromatike në zonën gjenitale

Produkte të tilla si sapunë, xhel dhe kremra aromatike mund të irritojnë lëkurën e brendshme dhe të jashtme dhe duhen shmangur pas seksit.

Mos bëni larje vaginale

Ndonëse larja pas seksit shpesh paraqitet si një mënyrë e sigurt dhe e shëndetshme për të parandaluar shtatzëninë apo infeksionet seksualisht të transmetueshme, ekspertët këshillojnë të mos e bëni atë, pasi “ndryshon florën normale vaginale dhe rrit rrezikun e infeksioneve të traktit urinar, infeksioneve dhe vaginoza bakteriale”.

Mos harroni të pastroni mirë lodrat e seksit

Ashtu siç duhet të pastroni trupin pas seksit, duhet të pastroni të gjitha lodrat e seksit që keni përdorur. Këto lodra janë zakonisht sintetike dhe mund të mbajnë baktere. Prandaj duhet t’i pastroni ato tërësisht për të shmangur rrezikun e infeksionit.

Mos vishni veshje të ngushta ose të brendshme

Të veshësh diçka të ngushtë menjëherë pas seksit nuk është ideja më e mirë, pasi zakonisht ka një tepricë të lëngjeve trupore dhe fërkimi përhap bakteret përreth. Ju duhet të lejoni lëvizjen e lirë të ajrit, ose duke mos veshur asgjë ose duke veshur rroba të gjera.

Mos e merrni menjëherë telefonin ose telekomandën

Edhe nëse nuk keni ndërmend të qëndroni në shtëpi dhe duhet të largoheni menjëherë pas seksit, është mirë të shmangni marrjen e menjëhershme të telefonit ose ndezjen e televizorit. Momentet pas seksit janë një mundësi e mirë për t’u lidhur me partnerin dhe për të rritur intimitetin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat