Nëse e keni hequr zorrën qorre – keni shansin trefish më të madh që t’ju shfaqet sëmundja e Parkinsonit

Shëndetësia

Nëse e keni hequr zorrën qorre – keni shansin trefish më të madh që t’ju shfaqet sëmundja e Parkinsonit

Më: 13 maj 2019 Në ora: 06:53
Ilustrim

Studimi më i ri të cilin e ka bërë Spitali Universitar në Klivlend, ka arritur në përfundimin që njerëzit të cilët e kanë hequr zorrën qorre kanë shanse trefish më të mëdha që të sëmuren nga kjo sëmundje e rëndë

Më shumëse dhjetë milionë njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit, gjendje neurologjike për të cilën nuk ka ilaç.

Studimi më i ri, në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 62 milionë pacientë, ka zbuluar lidhjen midis zorrës qorre dhe sëmundjes së Parkinsonit, i cili ka mundur të na tregojë kur, ku dhe përse kjo sëmundje shfaqet.

Duke analizuar 62 milionë amerikanë, hulumtuesit kanë konstatuar që 489 mijë prej tyre kanë hyrë në operacion për heqjen e zorrës qorre. Më vonë, në 4.470 prej tyre janë diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt se çarë lidhjeje ka zorra qorre me sëmundjen e trurit, mirëpo studimet e fundit paralajmërojnë që është në gjurmë të vërteta të zbulimit, sepse po hulumtojnë një proteinë të caktuar.

Fjala është për alfa-sinukleinën, proteinë e gjetur në traktin digjestiv, e cila është përgjegjëse për zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit.

“Përse shkencëtarët e gjithë botës janë përqendruar në traktin digjestiv, duke përfshirë edhe zorrën qorre, në mënyrë që të konstatojnë shkaktarët e zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit”, ka thënë dr. Muhamed Sherif.

Vetëm pas vdekjes, me autopsi, kjo proteinë mund të detektohet në tru të pacientit, mirëpo në vitin 2003 ekipi i shkencëtarëve gjermanë ka paralajmëruar që sëmundja e Parkinsonit do të mund të shfaqet në stomak, jo në tru, sepse kanë gjetur proteinë të ngjashme në traktin digjestiv të një pacienti të sëmurë nga sëmundja e Parkinsonit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat