Vaji i brokolit, fantastik për lëkurën

Shëndetësia

Vaji i brokolit, fantastik për lëkurën

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Brokoli është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shumë pak e dinin që është i mirë edhe për pamjen tonë të jashtme.

Sidomos vaji i brokolit është i mrekullueshëm për lëkurën e fytyrës.

Vaji që merret nga farat e brokolit është shumë i pasur me omega-9, vitaminë A dhe omega-6. Acidet yndyrore omega-9 janë shumë ushqyese dhe nuk e lënë të yndyrshme lëkurën. Vitamina A ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe ul dukshmërinë e rrudhave, ndërsa omega-6 forcon barrierat e lëkurës.

Pra, nëse doni lëkurë të re dhe të shndritshme, duhet të kërkoni vaj brokoli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat