Kura 2 ditore me lëng limoni dhe mjaltë për problemet me tretjen

Shëndetësia

Kura 2 ditore me lëng limoni dhe mjaltë për problemet me tretjen

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Konstipacioni, plogështia dhe problemet me stomakun janë shenja paralajmëruese që sistemi tretës nuk po funksionon siç duhet. Ky mos funksionim shkakton një barrë të rëndë në zorrën e trashë dhe rrit rrezikun e ekspozimit ndaj toksinave të dëmshme. Për më tepër, ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik dhe problemet e shpeshta me tretjen rrisin rrezikun e problemeve të rënda me zorrën e trashë.

Speci djegës përmban sasi të mëdha të kapsaicinës, një substancë që frenon nepsin, rrit nivelet e energjisë, djeg yndyrnat, ul kolesterolin dhe qelizat kancerogjene. Të gjitha këto veti janë të domosdoshme për shëndetin e sistemit tretës dhe shmangien e konstipacionit. Në këtë artikull do të mësoni se si të përdorni specin djegës në bashkëpunim me mjaltin dhe lëngun e limonit për të përshpejtuar tretjen.

Përbërësit
2 lugë gjelle me lëng limoni,
2 lugë gjelle me mjaltë,
Një majë luge çaji me spec djegës të kuq,
300 ml ujë.

Përgatitja
Përziejini të gjithë përbërësit në një gotë. Kura duhet bërë për 1 deri në 2 ditë. Ajo duhet pirë nga pak në 6-12 herë në ditë. Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të konsumoni ushqime të forta apo të ëmbla. Ekspertët nuk rekomandojnë vazhdimin e kurës për më shumë se dy ditë rresht.

Sipas tyre, trupi ka nevojë për vitamina, minerale dhe kalori dhe nuk mund të rezistojë gjatë pa to. Për më tepër, mungesa e ushqimit e dobëson sistemin imunitar. Na ana tjetër, pirja e vazhdueshme e lëngjeve nxjerr nga trupi edhe depozitat ekzistuese të vitaminave dhe mineraleve bashkë me bakteret e mira që e mbrojnë stomakun nga patogjenët. Kura funksionon duke e pastruar menjëherë sistemin tretës nga mbetjet e akumuluara ushqimore. Për më tepër, vitamina C, kripa, xhenxhefili, mollët, probiotikët dhe uthulla e mollës janë të domosdoshme për regjimin ushqimor. Ato janë shumë efikase në përshpejtimin e tretjes dhe përmirësimin e të gjithë sistemit duke e mbrojtur atë nga toksinat e dëmshme./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat