Ja cilat janë analizat dhe testet e nevojshme të një gruaje shtatzënë (nga muaji i parë në muajin e nëntë)

Shëndetësia

Ja cilat janë analizat dhe testet e nevojshme të një gruaje shtatzënë (nga muaji i parë në muajin e nëntë)

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:28
Foto Ilustrim

Kujdesi shëndetësor prekoncepsional është kujdesi që një grua në moshën e duhur për të lindur fëmijë merr përpara shtatzënisë. Ky lloj kujdesi mbikqyr faktorët biomjekësorë, të sjelljes dhe riskut social që mund të prekin shëndetin e gruas dhe të fetusit. Synimi është të ofrohet informacion dhe trajtim përpara shtatzënisë, që të mund të përmirësojë shëndetin e gruas dhe të ndihmojë në uljen e rreziqeve për fetusin.

Analizat e tremujorit I

Urine komplet / Urokulturë

Hemoleukograma dhe Grupi i gjakut

Testi Coombs indirekt

Elektroforeza e hemoglobinës

Glicemia

Analizat e tiroides

Provat hepatike

Provat renale

Toksoplazmoza (IgG, IgM)

Rubeola (IgG, IgM)

Citomegalovirus (IgG, IGM)

Analizat për sëmundjet seksualisht të transmetueshme (sifilizi, HIV-AIDS)

Testet virale të hepatitit (HBsAG, HVC)

Ultrascreening-u (Bitest + Translucenca nukale + Kocka nazale)

 3. Ekografia obstetrikale e tremujorit I

Ekografia obstetrikale e tremujorit të parë ndër të tjera ekzaminon: Pozicionin e shtatzënisë (d.m.th., brenda apo jashtë uterusit), Numrin e embrioneve, Praninë e rrahjeve të zemrës, Mosha e shtatzënisë (nga dita e parë e ciklit menstrual) etj.

Depistimi prenatal i anomalive fetaleCdo shtatzani ka një probabilitet të jetë e prekur nga anomali të ndryshme të fetusit (kromozomiale, gjenetike etj). Përmes programeve të depistimit synojmë të vecojmë nga popullata e grave shtatzana grupin që mbart riskun më të lartë për të qenë e prekur nga një anomali e caktuar. Këtyre shtatzanave screen pozitive ju ofrohet informacioni i detajuar dhe mundësia e diagnozës me anë të procedurave invazive të diagnozës prenatale. Fazat e depistimit prenatal të anomalive fetale:

Java 11 – 14: Ultrascreening në tremujorin e I (Transluçenca nukale + Kocka nazale + Bi-testi)

Java 15 – 18: Triple-test

Java 18 – 22: Ekografia morfologjike në tremujorin II

Diagnoza e anomalive fetale

Për diagnozën prenatale nevojitet ekzaminimi i indeve / qelizave fetale. Kjo mund të arrihet përmes proçedurave invazive nën drejtimin e ekografisë (Amniocenteza, Biopsia e vileve koriale, Kordocenteza) të cilat duhen kryer nga një personel i specializuar në këtë drejtim.

 6. Ekografia obstetrikale e tremujorit II (Ekografia morfologjike java 18-22)

Ekografia morfologjike është një standart që ofrohet edhe në Shqipëri. Për fat të keq një pjesë e shtatzanave janë më tepër kompliante ndaj përcaktimit të seksit përmes ekografisë se sa ndaj ekografisë morfologjike. Vec depistimit të sindromës Doën (më e shpeshta kromozomopati), ajo mund të diagnostikojë edhe malformime të tjera fetale.

Analizat e tremujorit II (java 15 – 28)

Është mjeku obstetër që do të vendosë frekuencën dhe renditjen e analizave/ekzaminimeve të mëposhtme:

Triple test (java 15-18). Triple testi është një alternativë e mirë për depistimin e anomalive fetale tek shtatzanat që nuk kanë përfituar nga depistimi biokimik (bi-test) në tremujorin I. Femrat që rezultojnë pozitive pas triple-test u ofrohet diagnoza invazive (amniocenteza).

Urine komplet / Urokulturë

Hemoleukograma

Perseritje eventuale dhe/ose antitrupave IgM te kompleksit TORCH nese IgG perkatese jane negative.

Nese mosha eshte > 36 vjec keshillohet amniocenteza (java 16).

Tampon cerviko-vaginal për infeksionet e ndryshme që mund të rrezikojnë për abort

Ekografi transvaginale për vlerësimin e gjatësisë së qafës së mitrës

Ekografi morfologjike (studimi i anatomisë fetale dhe i velocimetrisë Doppler në arteriet uterine)

Glicemi esëll

Testi i tolerancës ndaj glukozës

8.Ekografia fetale 3-dimensionale (3D) dhe 4-dimensionale (4D)

Ekografitë 3-dimensionale (3D) dhe 4-dimensionale (4D) janë bërë gjithnjë e më shumë popullore dhe gjithnjë e më shumë në dispozicion të pacientëve. Me ekografinë 3D, një seri seksionesh 2D rindërtohen në mënyrë dixhitale për të dhënë një pamje sa më reale.

Me ekon 4D, dimensioni i shtuar është koha, ndaj duket sikur pamjet 3D lëvizin në kohë reale. Pamjet 3D/4D shfaqen, zakonisht, në ngjyrë të artë në ekranin e ekografisë, duke qenë se kjo është një ngjyrë që shquhet lehtë nga pacientët dhe thekson tiparet e bebes. Në fund të ekzaminimit, çifti pajiset me një CD (kundrejt një pagese simbolike) ku përmbahen fotot / videot e bebit të tyre. Duhet patur parasysh se ekografia 3D /4D nuk është një ekografi emergjence, dhe si e tillë duhet të kryhet gjithnjë me programim.

Analizat e tremujorit III (java 28 – 41)

Është mjeku obstetër që do të vendosë frekuencën dhe renditjen e analizave/ekzaminimeve të mëposhtme:

Hemoleukograma

Urine komplet / Urokulturë

Ekografi obstetrikale (biometri fetale, velocimetria Doppler, likidi amniotik, placenta, paraqitja fetale)

Ekografia obstetrikale e tremujorit III ka për qëllim vlerësimin e mirëqënies fetale (rritja, likidi amniotik, velocimetria Doppler), studimin e placentës (ekostruktura, lokalizimi etj), paraqitjen e fetusit. Gjithashtu ajo kryen edhe një studim anatomik të fetusit (kuptohet jo aq të detahuar sa ekografia morfologjike).

Non-Stress test është një test i thjeshtë, joinvaziv që kryhet në shtatzënitë mbi 28 javë. Testi quhet “pa stres” sepse gjatë tij nuk ushtrohet asnjë stres mbi fetusin. Testi kryhet duke vendosur një brez në barkun e nënës për të matur rrahjet e zemrës së fetusit dhe një tjetër brez për të matur kontraksionet e mitrës. Lëvizja, rrahjet e zemrës dhe “reagimi” i rrahjeve të zemrës ndaj lëvizjes apo kontraksioneve maten për 20-30 minuta. Një rezultat reaktiv në NST tregon se qarkullimi i gjakut (dhe oksigjenimi) në fetus është i mjaftueshëm. Një rezultat joreaktiv duhet interpretuar në kontekst me ekzaminimet e tjera dhe mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve nga ana e mjekut ovstetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat