A na mbrojnë multivitaminat në jetë

Shëndetësia

A na mbrojnë multivitaminat në jetë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:05
Foto Ilustrim

Suplementet e multivitaminave nuk na mbrojnë nga sëmundjet e rrezikshme. Njerëzit që marrin për një kohë të gjatë vitamina dhe minerale, thjesht harxhojnë paratë e tyre.

Këto janë rezultatet e dy studimeve më të fundit. Kërkuesit amerikanë të cilët u kanë dhënë ilaçe viktimave të atakeve kardiake kanë parë se ato nuk bëjnë diferencë.

Një studim i dytë tregoi se funksionimi i trurit i të moshuarve që merrnin vitamina për 12 vjet nuk kishin asnjë ndryshim nga ata që nuk merrnin.

Të dy studimet janë publikuar në gazetën e Analeve të Mjekimeve të Brendshme me paralajmërimin që pacientët të mos shpenzojnë ilaçet e tyre. “Shumë mjekime të tilla nuk parandalojnë sëmundjet kronike apo vdekjen dhe përdorimi i tyre nnuk justifikohet, ndaj duhet të shmanget”, thuhet në studim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat