Prania e adezioneve rritë shanset për infertilitetin te gratë

Shëndetësia

Prania e adezioneve rritë shanset për infertilitetin te gratë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:04
Ilustrim

Adezionet janë grupe indesh që bashkojnë muret e mitrës.Zakonisht ato shkaktohen nga infeksionet, ndërkohë  mund të jenë faktorë ndikues të infertilitetit te gratë.

Adezionet mund të shkaktojnë dhimbje, duke përfshirë dhimbje gjatë ciklit menstrual, gjakderdhje jonormale ose periudha të lehta menstruale shkruan VeryWellFamily.

Si rezultat i adezioneve mund të parandalohet implantimi i shëndetshëm i embrionit apo në disa raste kur ndodh implantimi i embrionit, rreziku i aborit rritet.

Poashtu, kur indet ngjiten brenda tubave fallopian mund të parandalojë që veza dhe spermatozoidi të bashkohen.

Nëse ndodheni në raste të tilla, intervenimi kirurgjik mund të jetë i mundur, por gjithsesi kontaktoni mjekun tuaj në lidhje me gjendjen tuaj shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat