Mbani fëmijët larg bimëve të Krishtlindjes

Shëndetësia

Mbani fëmijët larg bimëve të Krishtlindjes

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 07:20
Ilustrim

Sipas toksikologëve të Qendrës kundër Helmeve të Irccs- Fondacioni Maugeri në Pavia dhe të Qendrës Kombëtare të Informacionit Toksikologjik (Cnit), bimët dhe lulet e Krishtlindjes, ato që përdorim çdo vit gjatë festave, mund të jenë helmuese.

Sipas të dhënave të arkivuara në urgjencën e spitaleve, helmimi aksidental, është regjistruar në 72% të rasteve ndërsa 4% e rasteve ka ndodhur për shkak të përtypjes.

Fëmijët e vegjël, të moshës më pak se 10 vjeç, të cilët janë më pak të kujdesshëm dhe të rrezikuar, bënin pjesë në 50% të rasteve të helmimit. Shenjat e helmimit janë pështjellim, të vjella, diarre, por edhe vetëm kontakti me këto bimë mund të shkaktojë kruajtje.

Ndaj studiuesit sugjerojnë që në këtë periudhë festash, të tregoni kujdes me këto bimë.#revistapsikologjia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat