Pesë gabimet e rrezikshme që bëhen tek vendosja e maskës

Shëndetësia

Pesë gabimet e rrezikshme që bëhen tek vendosja e maskës

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Në këto ditë pandemie nga koronavirusi, maskat janë tepër të rëndësishme për jetën e të gjithëve. Derisa të gjendet një ilac apo vaksinë për sëmundjen Covid-19, njerëzit do të duhet të shoqërohen me to.

Por një rëndësi të madhe merr mënyra se si vendoset maska në fytyrë. Noa.al, duke u bazuar tek Huffpost ju sjell gabimet që duhen shmangur kur të vendosni maskën.

Gabimi 1. Maska ju mbulon vetëm gojën.

Nëse e vendosni maskën aq poshtë sa të mbuloni vetëm gojën, po bëni gabim. Maska duhet të mbulojë dhe pjesën e hundës, pasi në të kundërt, rriten mundësitë që të infektoheni nga vetë maska juaj përmes hundës.

Gabimi 2. Maska juaj bie në kontakt me pjesë të tjera të trupit apo gjëra tuaja personale

Nëse koronavirusi kalon në veshjen, fytyrën apo trupin tuaj dhe maska e fytyrës i prek të gjitha këto, atëherë është një problem. E rëndësishme është që të mos e vendosni rreth qafës kur nuk doni ta keni në fytyrë. Ekspertët e shëndetësisë këshillojnë që të lahen duart para vendosjes dhe heqjes së maskës.

Gabimi 3. Maska nuk qëndron mirë në fytyrën tuaj.

Qëllimi i maskës është që të mos qëndrojë e lirshme por të krijojë një barrierë që pengon ajrin të futet brenda. E rëndësishme është që të mos ju bezdisë, por edhe të qëndrojë fikse dhe të jetë në përputhshmëri me përmasat e fytyrës suaj, as më e madhe, as më e vogël.

Gabimi 4. Maska mbulon vetëm majën e hundës tuaj.

Maska duhet të mbulojë hundën tuaj, në të kundërt do të lejoni që ajri të hyjë brenda. Prandaj maska duhet të përfundojë në kurrizin e hundës, as në fillim, as në fund.

Gabimi 5. Nuk e lani siç duhet pasi e hiqni.

Nëse doni ta përdorni të njëjtën maskë disa herë, duhet të siguroheni që të mos jetë burim infektimi. Sugjerohet që të lahen në ujë të valuar për 10 minuta dhe të thahet para përdorimit për herën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat