Përdorimi i Kanabis Sativës shkakton skizofreni

Shëndetësia

Përdorimi i Kanabis Sativës shkakton skizofreni

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Kanabis Sativa është një nga drogat më të përdorura në botë me dhe të paktën 1 nga 3 perona të rritur e ka provuar ose e ka përdorur të paktën një herë në jetë. Është ilegale në disa vende ndërsa në disa të tjera përdoret për si qetësues në fushën e mjekësisë. Por çfarë sjell konsumini i saj për shëndetin e njeriut?

Nëse konsumohet përpara moshës 18 – vjeç eleminon një pjesë të neuroneve dhe pengon zhvillimin e disa nervave që përcjellin sinjale në trurin e njeriut. Pasojat që sjell Kanabis varen gjithashtu nga koha dhe sasia e përdorimit të tij.

Kabanisi shkakton një gjendje kimike e njohur si THC dhe lidhet me efektet psikologjike që sjell tek përdoruesi. Ndikon drejtpërsedrejti tek receptorët e trurit që lidhen me mendimin, kënaqësinë, përqëndrimin, perceptimin e kohës dhe një sërë emocionesh të tjera.

Studimet kanë treguar një lidhje të fortë mes përdoruesve të kanabisit dhe sëmundjeve mendore siç janë depresioni ose gjendet e ankthit. Njerëzit priren të konsumojnë marijuanën për efektet qetësuese që ka. Por disa persona kalojnë gjendje ankthi dhe paranojash kur e konsumojnë.

Studiuesit i janë rikthyer disa tezave të mëparshme duke dalë në përfundimin se përdorimi i tij zbeh përqëndrimin, duke vështirësuar aktivitet normale të një njeriu siç është kujtesa  por gjithashtu është përgjegjës edhe për haluçinacione. Risku për shfaqjen e skizofrenisë varet shumë nga doza e kosumimit dhe përdorimit të shpeshtë të marijuanës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat