Maskat plastike nuk iu mbrojnë nga Covid-19, thotë studimi

Shëndetësia

Maskat plastike nuk iu mbrojnë nga Covid-19, thotë studimi

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Përdorimi i këtyre maskave ka rezultuar të jetë i padobishëm thonë ekspertët.

Kjo maskë është duke u përdorur nga punëtorit e sektorit publik, është konsideruar nga ekspertët e industrisë si alternative adekuate si maskë fytyre

Mirëpo testimet kanë treguar se këto maska nuk kanë efekt nëse dikush teshtinë në distancë rreth një metër

Image

 

Përdoruesi i maskës mund të thithë virusin brenda gjysmë sekondi nëse merr frymë në momentin e gabuar.

Teshtima krijon një unazë vorbulle që është e padukshme për syrin e njeriut. Kjo vorbull do të shpërbëhet në goditje me sipërfaqet, në këtë rast në kontakt me maskën duke i lejuar grimcat të hynë nga anët dhe poshtë maskës.

Nëse në momentin e goditjes së teshtimës në maskën tonë ne marrim frymë, atëherë ne do të thithim virusin direkt.

Pra, edhe distanca prej një metër është e padobishme me këto maska.

I vetmi moment që kjo maskë mund të ketë efekt është nëse është shoqëruar nga një maskë kirurgjike për fundi saj. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat